Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, financuar nga Programi Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetet e mëposhtme në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Lista e universiteteve për aplikim:

  • Università Politecnica delle Marche
  • Università degli Studi di Camerino
  • Università degli Studi di Ferrara
  • Università degli Studi di Macerata
  • Università degli studi di Messina
  • Università degli Studi di Milano-Bicocca
  • Università degli Studi di Teramo
  • Università degli Studi di Trieste
  • Università degli Studi di Udine
  • Università degli Studi di Urbino “Carlo Bo”

https://www.uniadrionitaly.it/contatti/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Studenti mund të aplikojë në maksimumi 2 prej universiteteve të rrjetit njëkohësisht.

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

Fushat e shkëmbimit:

  • Bazuar katalogut të lëndëve të ofruara në secilin universitet:

Università Politecnica delle Marche – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2023/11/fact-sheet-UNIVPM.pdf

Università degli Studi di Camerino – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/11/UNI_CAMERINO.pdf

Università degli Studi di Ferrara – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_FERRARA.pdf

Università degli Studi di Macerata – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_MACERATA.pdf

Università degli studi di Messina – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_MESSINA-1.pdf

Università degli Studi di Milano-Bicocca – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_MILANO-BICOCCA.pdf

Università degli Studi di Teramo – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/11/UNI_TERAMO.pdf

Università degli Studi di Trieste – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/11/UNI_TRIESTE.pdf

Università degli Studi di Udine – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_UDINE.pdf

Università degli Studi di Urbino “Carlo Bo” – https://www.uniadrionitaly.it/wp-content/uploads/2022/10/UNI_URBINO.pdf

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / italiane), për studentët e nivelit Master duhet dhe lista e notave e nivelit Bachelor;

– Kopje e diplomës (për studentët Master);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / italiane;

– CV (në gjuhën angleze / italiane);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 / Italisht B2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar programin që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët (në këtë rast kërkimi i temës së diplomës) dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet si të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Afati për aplikim: 22 Dhjetor 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!