Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora, në Portugali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora, në Portugali, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

 

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa shkëmbimi për studime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Evora, në Portugali për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. (Kliko këtu)

https://www.uevora.pt/


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Master;

-Ph.D;

Kohëzgjatja e bursave:

– Master (4 muaj);

-Ph.D (4 muaj);

Fushat e studimit:

 

-Biologji mjedisore;

 

https://www.mobilidade.uevora.pt/divulgacoes/agenda/(item)/28916

 

Bursat përfshijnë: 

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (360 Euro);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

– Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master/Ph.D.:

-Application form, sipas linkut: https://siiue.uevora.pt/files/anexo_informacao/284069 ;

-CV (në gjuhën angleze); 
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti në gjuhën angleze;
-Listë notash (të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

-Letër rekomandimi në gjuhën angleze (së paku 1);

-Diploma dhe Certifikata kualifikimesh;
-Certifikatë e gjuhës së huaj;

Për studentët që trajtohen me ndihmë ekonomime duhet edhe vërtetimi përkatës.

Afati për aplikim: 24 Janar 2020

 

Dokumentat duhen dorëzuar njëkohësisht të  skanuara në formatin pdf në e-mailet: mmorais@uevora.pt; amigo@uevora.pt; iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!