Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + në South-West University “Neofit Rilski”, në Bullgari, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + në South-West University “Neofit Rilski”, në Bullgari, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të Programin Erasmus + në South-West University “Neofit Rilski”, në Bullgari, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në South-West University “Neofit Rilski”, në Bullgari në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e Universitetit të Tiranës, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

http://en.swu.bg/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

*Studentët e vitit të tretë Bachelor dhe sudentët e vitit të dytë Master nuk mund të aplikojnë.

Kohëzgjatja e bursave:

-Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër);

Fushat e studimit:

-Gjuhë Bullgare;

-Gjuhë Ruse;

-Gjuhë Angleze;

-Gjuhë Gjermane;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga South-West University “Neofit Rilski” klikoni në:

http://en.swu.bg/

Bursat përfshijnë:

-Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

-Kostot e udhëtimit (180 EUR);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:

– CV (në gjuhën angleze / bullgare);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti i nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze / bullgare);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/ bullgare);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / bullgare);

– Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Bullgarisht/Anglisht/Rusisht/Gjermanisht/ në varësi të programit të studimit);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

– CV (në gjuhën angleze / bullgare);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti të nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer zyrtarisht në gjuhën

angleze / bullgare);

– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);

– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / bullgare);

– Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Bullgarisht/Anglisht/Rusisht/Gjermanisht/ në varësi të programit të studimit);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Afati për aplikim: 15 Qershor 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!