Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Triestes, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për personelin akademik me kohë të plotë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024, për pjesëmarrje në Javën e tyre Ndërkombëtare në datat 20 – 24 Maj 2024.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e personelit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;
Fushat e shkëmbimit:
- Shkenca politike (personeli i angazhuar në programin PoSIG)
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit.
Bursat përfshijnë:
– 160 EUR në ditë për stafin;
- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze / italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku, duke specifikuar universitetin dhe periudhën për secilin mobilitet;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie / trajnim;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Training_outgoing-1.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 05 Prill 2024
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!