Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski në Bullgari, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski në Bullgari, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski në Bullgari, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

 

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski, në Bullgari në kuadër të programit Erasmus +, për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

 

https://www.uni-sofia.bg/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit;

 

Fushat:

 

– Biologji;

 

Për  t’u  njohur  me  katalogun  e  programeve  të  studimit  të  ofruara  nga Universiteti i Sofies St. Kliment Ohridski klikoni në:

 

https://erasmus.uni-sofia.bg/site/income/courses/

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim ditor (180 EUR për stafin akademik);

 

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

 

 http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

 

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze / bullgare);

– Kopje e Pasaportës;

– Letër motivimi (në gjuhën angleze / bullgare);

– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);

– Certifikata e gjuhës së huaj B2 (Bullgarisht/Anglisht, në varësi të programit të mësimdhënies);

– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

 

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Afati për aplikim: 25 Nëntor 2022

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!