Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Middle East Technical University (METU), në Ankara, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Middle East Technical University (METU), në Ankara, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

 

Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus + në Middle East Technical University (METU), në Ankara, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020. (Kliko këtu)

 

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Middle East Technical University, në Ankara, Turqi në kuadër të programit Erasmus +, për studentët e UT-së për studime, për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e studentëve për studime me bursë Erasmus+;

– Shkëmbimin e studentëve për studime me o grant (studenti nuk paguan tarifë shkollimi në Universitetin METU, por nuk shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe qëndrimit i mbulon me vetë)

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

  • Bachelor (shkëmbim për studime);
  • Master (shkëmbim për studime);

 

*Studentët e nivelit Master mund të kryejnë edhe kërkimin e tezës së diplomës, por duhet të kontaktojnë në mënyrë individuale me një profesor nga Universiteti METU, sipas programit të studimit të studentit, i cili është i gatshëm të punojë me ta.

 

Kohëzagjatja e bursave:

-Bachelor (5 muaj);

-Master (5muaj);

Fushat e studimit:

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i METU klikoni në adresat:

https://catalog.metu.edu.tr/

https://oibs2.metu.edu.tr/View_Program_Course_Details_64/

Bursat përfshijnë:

  • Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët që përfitojnë bursë Erasmus+);
  • Kostot e udhëtimit (275 EUR, për studentët që përfitojnë bursë Erasmus+);

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:

  • CV (në gjuhën angleze/turke);
  • Foto personale;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti i nivelit Bachelor (i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
  • Listë notash (e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze//turke, në varësi të programit të studimit);
  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj B1 sipas sistemit CEFR (anglisht/turqisht në varësi të programit të studimit);

*Learning Agreement (studenti duhet të kryejë në METU 30 ECTS);

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin METU lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

  • CV (në gjuhën angleze/turke);
  • Foto personale;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Vërtetim studenti të nivelit Master (i përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
  • Listë notash e nivelit Bachelor (e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
  • Listë notash e nivelit Master (e përkthyer zyrtarisht në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);
  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze/turke);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht/turqisht në varësi të programit të studimit);

*Learning Agreement;

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin METU lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

 

Afati për aplikim: 02 Dhjetor 2019 ora 11:30.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën:  iro@unitir.edu.al

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!