Hapet thirrja për bursa për personelin akademik, ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Nova de Lisboa, Portugali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për personelin akademik, ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Nova de Lisboa, Portugali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Hapet thirrja për bursa për personelin akademik, ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Nova de Lisboa, Portugali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

 

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për personelin akademik dhe ndihmës akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Nova de Lisboa, Portugali për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e personelin akademik për mësimdhënie;

– Shkëmbimin e personelin ndihmës akademik me karakter administrativ / administrativ për trajnim.

Kohëzgjatja e bursave:

– Mobiliteti për mësimdhënie / trajnim (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

 

Për më shumë informacion në lidhje me fushat e mobilitetit, referohuni linkut:

 

https://www.up.pt/icmunl2019/courses

Bursat përfshijnë:

– Kompensimi ditor (160 EUR në ditë për stafin);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Afati për aplikim: 28 Janar 2022

 

I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për më shumë  informacion klikoni në këtë link: https://www.up.pt/icmunl2019/about .

Për të aplikuar klikoni në këtë link:  https://www.up.pt/icmunl2019/apply .

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!