Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus+ në Universitetin Eberswalde, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023, në Universitetin Eberswalde në Gjermani.

https://www.hnee.de/de/Startseite/HNE-Eberswalde-Startseite-E9875.htm

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

– Bachelor (vetëm fusha e studimit Forest Ecosystem Management);

– Master;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër);

 

Fushat e studimit:

 

STUDY PROGRAMMES TAUGHT IN ENGLISH (min. CEFR B2 level):

Ø M.Sc. Forestry System Transformation;

Ø M.Sc. Biophere Reserves Management;

Ø M.A. Sustainable Tourism Management;

Ø M.A. Sustainable Entrepreneurship & Social Innovation;

Ø B.Sc. International Forest Ecosystem Management;

 

 

STUDY PROGRAMMES TAUGHT IN GERMAN (min. CEFR C1 level):

Ø M.Sc. Ökologische Landwirtschaft und Ernährungssysteme;

Ø M.Sc Nachhaltige Regionalentwicklung;

Ø M.Sc. Holztechnik.

           

Bursat përfshijnë:

 

– Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (275 Euro).

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Aplikimi i studentëve kryhet online në linkun:

https://www.service4mobility.com/europe/BewerbungServlet?identifier=EBERSWA01&kz_bew_pers=S&kz_bew_art=IN&aust_prog=SMS&sprache=en (në gjuhën angleze)

https://www.service4mobility.com/europe/BewerbungServlet?identifier=EBERSWA01&kz_bew_pers=S&kz_bew_art=IN&aust_prog=SMS&sprache=de (në gjuhën gjermane)

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

  • CV (në gjuhën angleze / gjermane);

 

  • Kopje e Pasaportës;

 

  • Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

 

  • Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);

 

  • Letër Motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);

 

  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Gjermanisht);

 

 – Learning Agreement*

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Eberswalde lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

– CV (në gjuhën angleze / gjermane);

– Kopje e pasaportës;

– Diplomë e nivelit Bachelor;

– Listë notash bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / gjermane);

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / gjermane);

– Listë notash master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në gjuhën angleze / gjermane);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / gjemane);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / Gjermanisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Eberswalde lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Afati për aplikim: 30 Shtator 2022

Studentët krahas aplikimit online, duhen të dorëzojnë dorazi dokumentat në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!