Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Bergen, Norvegji, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Bergen, Norvegji, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Bergen, Norvegji, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

 

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Bergen, Norvegji, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

 

https://www.uib.no/en

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për periudhë kërkimore;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

–  Master (studentët e vitit të dytë);

– Doktoraturë;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

  • 2 javë (7 – 20 Prill 2024);

 

Fushat e studimit:

 

  • Pedagogji dhe Psikologji;

 

https://rapport-dv.uhad.no/t/UiB/views/Emnelisteforinnreisendeutvekslingsstudenter/Coursesforexchangestudents?%3Aembed=y&%3AshowAppBanner=false&%3AshowShareOptions=false&%3Adisplay_count=no&%3AshowVizHome=no&%3Atoolbar=no&%3A

 

Kriteret shtesë të vendosura nga Universiteti i Bergen:

 

Kriteret e përzgjedhjes për kandidatët e doktoraturës:

  • Të jenë të interesuar për perspektivën e zhvillimit pozitiv të të rinjve (PYD – Positive Youth Developmental Project);
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për të bashkëpunuar me partnerët kërkimorë në një projekt kërkimor PYD;
  • Kandidatë me një profil në fushën e psikologjisë që përputhet me perspektivën e PYD;
  • Kandidati duhet të ketë një mentor me ekspertizë në PYD.

 

Kriteret e përzgjedhjes për studentët Master:

  • Të jenë të interesuar për perspektivën e zhvillimit pozitiv të të rinjve (PYD – Positive Youth Developmental Project);
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për të bashkëpunuar me partnerët kërkimorë në një projekt kërkimor PYD;
  • Studentë të vitit të dytë Master me profil në fushën e psikologjisë;
  • Kandidati duhet të ketë një mentor me ekspertizë në PYD.

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master / Doktoraturë:

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Anglisht);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Anglisht);

– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në Anglisht);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze)

 

– Dokumenti Learning Agreement*

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës një periudhë kërkimore, për temën tuaj të diplomës.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

 

 

Afati për aplikim: 23 Shkurt 2024

Dokumentat duhen të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!