Hapet thirrja për bursa studimi dhe hulumtimi në Universitetin e Grazit për vitin akademik 2021 - 2022! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa studimi dhe hulumtimi në Universitetin e Grazit për vitin akademik 2021 – 2022!

Hapet thirrja për bursa studimi dhe hulumtimi në Universitetin e Grazit për vitin akademik 2021 – 2022!

Go Styria është një program bursash për studentët master, doktoraturë, si dhe post-doktoraturantë të interesuar për një qëndrim kërkimor afatshkurtër (maksimumi 4 muaj) në kuadrin e studimeve të tyre në nivel master, shkrimit të tezës së doktoratës ose hulumtimit post-doktoraturë.

Kandidatëve të përzgjedhur për programin do t’u jepet mundësia për një periudhë kërkimore në Universitetin e Grazit në mënyrë që të vazhdojnë më pas dhe të përfundojnë studimet / kërkimet e tyre në universitetet e origjinës.

Mund të aplikojnë:

Studentët në nivelin Master dhe Doktoraturë:

  • studentë aktualë dhe / ose të regjistruar në vitin akademik 2021 – 2022 në një universitet të akredituar,
  • studentët që aktualisht punojnë për tezën e tyre master ose doktoraturë.

Post-Doktorantë:

  • të cilët janë anëtarë të stafit akademik në një universitet të akredituar në rajonin e synuar;
  • përfundimi i doktoratës nuk duhet të jetë më i vjetër se 1 vit në kohën e aplikimit.

Detaje mbi thirrjen për aplikim: https://international.uni-graz.at/…/go-styria…/

Afatet e aplikimit:

  • 20 prill 2021 – Afati i fundit për kërkesat me email që mundësojnë aksesin në aplikimin online (i detyrueshëm vetëm për aplikantët Master / PhD për të filluar procesin e aplikimit);
  • 22 prill 2021, ora 13:00 (Ora e Evropës Qendrore) – afati i fundit i aplikimit për të gjithë kandidatët.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese!