ICT Networking for Overcoming Technical and Social Barriers in Instrumental Analytical Chemistry Education, – NETCHEM

Titulli: ICT Networking for Overcoming Technical and Social Barriers in Instrumental Analytical Chemistry Education / NETCHEM,

Referencë: 573885EPP-1-2016-1-RS-EPPKA2-CBHE-JP

Kohëzgjatja: Tetor 2016-Mars 2020

Programi: ERASMUS+

 

Qёllimi kryesor i kёtij projekti ёshtё forcimi i bashkёpunimit ndёrkombёtar tё institucioneve tё arsimit tё lartё nё Serbi dhe Shqipёri; ngritjen e nivelit tё njohurive dhe kapaciteteve teknike nё pёrdorimin e metodave instrumentale tё analizёs nё fushёn e mbrojtjes sё mjedisit dhe kontrollit dhe sigurisё ushqimore; pёrmirёsimin e kёtyre kapaciteteve nё nёrmarrje nёpёrmjet edukimit tё vazhduar nё fushёn e mbrojtjes sё mjedisit dhe ushqimit duke synuar një impakt pozitiv në fushën e shëndetit, mjedisit, turizmit dhe ekonomisë në Serbi dhe Shqipëri në ndihmë të proceseve të zhillimit të tyre për tu antarësuar në BE.

 

Projekti ka për qëllim të zhvillojë platformën NETCHEM e cila do të shërbejë në tre drejtime:

  1. Krijimin e sistemit SQL për mbledhjen e të dhënave në fushën e mjedisit dhe kontrollit dhe sigurisë ushqimore
  2. Komunikimin në distancë të laboratoreve të analizave instrumentale (WARIAL)
  3. Mundësinë për shfrytzimin e burimeve të tjera në fushën e edukimit (OER)

 

Grupet e interesit në këtë projekt janë pedagogët e institucioneve të arsimit të lartë, kërkuesit shkencor, studentët si dhe specialistët në ndërmërrje. Projekti synon të nxisë dhe ndihmojë studimin në vazhdimësi për pedagogët si dhe specialistët në ndërmërrje, edukimin në distancë, lëvizjen virtuale të studentëve nëpër universitete, duke kapërcyer në këtë mënyrë barrierat teknike dhe sociale ndërmjet vendeve partnered dhe atyre të BE. Analizat instrumentale të mostrave mjedisore dhe të ushqimit që do të realizohen në kuadër të projektit duke përdorur rrjetin WARIAL do të krijojnë bazën për vendosjen e sistemit SQL të mbledhjes së të dhënave të indikatorëve të mjedisit dhe ushqimit që do të ndikojnë në ndërgjegjësimin e publikut në këto fusha.

 

Impakti kryesor i projektit është në fushën e edukimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për rrjedhojë edhe në Shqipëri.  Në intitucionet partnere në projekt në Serbi dhe Shqipëri do të përmirësohen kurikulat ekzistuese, do të zgjerohet fondi i materialeve të studimit, do të zhvillohen dhe përdoren metodologji dhe mjete të reja të cilat do të përditësohen në mënyrë të vazhduar. Do të modernizohet mësimdhënja si pasojë e përdorimit të elementëve të rij të mësimdhënjes bazuar në përdorimin e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit. Në ndihmë të stafit akademik dhe mësuesve do të rekomandohen mënyra fleksibile, efikase dhe me kosto efektive për realizimin e procesit mësimor dhe trajnimeve në shërbim të tregut të punës në fushën e mjedisit dhe kontrollit ushqimor.

Nënshkrimi i Memorandumit të bashkëpunimit në fushën e mësimdhënjes dhe të kërkimit skencor bazuar në Platformën NETCHEM të zhvilluar nga projekti do të sigurojë forcimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit në vazhdimësi ndërmjet vendeve të BE institucioneve të arsimit të lartë të vendeve partnere.

 

Partner kryesor: University of Niš, Serbia

 

Partnerё tё Projektit:

 

Website i Projektit: netchem.ac.rs

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *