Java Franceze - UNIVERSITETI I TIRANËS

Java Franceze

Me 29 Tetor, në kuadrin e bashkëpunimit të Universitetetit të Tiranës me institucione të arsimit në Francë, u organizuan konferenca dhe takime individuale me studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës për tu informuar për mundësinë e bursave të studimit dhe ndjekjes së studimeve në Francë. U organizuan Konferenca dhe takime individuale me student të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit të Ekonomisë. Konferencat mbi profesionet e ndryshme dhe formimet në Francë u mundësuan nga ekspertë të Campus France, Z. Jean-Luc Ito-Pages dhe Anne Aubert , përfaqësuese e Universitetit La Rochelle.Studentët u njohën me programe të studimeve dhe mundësinë për ndjekjen e tyre, në fakultetet më prestigjioze të Francës. Tema të tjera që u prezantuan ishin:

-qasje profesion/kompetenca / Anne Aubert 

– përçapja projekt personal dhe profesional : çfarë rrugëtimi, çfarë sektori veprimtarie ose profesioni duhet parashikuar

– Formimet e ofruara për studentët e huaj- vlerësimi në vend dhe në nivel ndërkombëtar + fokusi fushat që kanë të bëjnë me shkencat natyrore / Jean-Luc Ito-Pages

Në takimet individuale me studentë, fokusi ishte Orientimi dhe Këshillimi i tyre, prezantimi me profesionet e ndryshme dhe formimet në Francë. Ekspertë-konferencierë: CAMPUS FRANCE : Jean-Luc Ito-Pages, përgjegjës për programet e formimeve që propozon Arsimi i Lartë në Francë, Zyra e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.

Anne Aubert, Universiteti i La Rochelle, Nënkryetare e Zyrës së Orientimit dhe Karrierës profesionale, Kryetare e COURROIE (Shoqata Kombëtare e aktorëve të Orientimit dhe Karrierës profesionale).