Kadastra, juristë të profilizuar në të drejtën e pronës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Kadastra, juristë të profilizuar në të drejtën e pronës

Kadastra, juristë të profilizuar në të drejtën e pronës

Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të punësojë si pjesë të administratës së saj juristë të trajnuar dhe profilizuar në të drejtën e pronës. Juristë të diplomuar apo studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, do të trajnohen në fushën e të drejtës së pronës, për tu bërë pjesë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. 

Në trajnimin dhe formimin profesional të këtyre juristëve, do të kontribuojnë pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë në UT, përmes programit që do të hapet dhe mbështetet nga Agjencia e Kadastrës. 

Për këtë arsye, sot, më 23 Qershor 2023, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës u firmos edhe një marrëveshje mes Rektorit të UT, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Znj. Dallëndyshe Bici.

Me anë të kësaj marrëveshje dhe në kuadër të programit që do të hapet për formimin e juristëve të profilizuar në çështjet e pronësisë do të sigurohet një kontribut i profesoratit të UT-së, Fakultetit të Drejtësisë, në procesin e mësimdhënies (trajnimit), në këtë program.

Studentëve të këtij fakultetit do ju ofrohen mundësi trajnimi dhe më pas punësimi pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.