Knowledge for risilient society, – K-FORCE

Stafi i projektit K-Force ka realizuar gjatë periudhës së zbatimit të projektit disa aktivitete

dhe vizita studimore në vendet partnere.

Përkatësisht janë realizuar:

  • Takimi dhe konferenca e hapjes së projektit K-FORCE më 12-15 dhjetor 2016;
  • Takimi i grupit të menaxhimit të projektit K-FORCE në Tiranë, Shqipëri, më 23- 24 shkurt 2017;
  • Vizita studimore dhe takimi i grupit të menaxhimit të projektit K-FORCE në Universitetin Aalborg-ut (Danimarkë), më 25-29 prill 2017;
  • Vizita studimore dhe takimi i grupit të menaxhimit të projektit K-FORCE në Universitetin Teknik të Danimarikës (Danimarikë) dhe në Universitetin e Lund-it (Suedi), më 26-29 qershor 2017;
  • Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Projektit K-Force, në Novi Sad (Serbi), më 14 shtator 2017;
  • Takimi i grupit të menaxhimit të projektit në Universitetin e Novi Sadit dhe në Shkollën Teknike të Studimeve Profesionale në Novi Sad (Serbi), më 15 shtator 2017;
  • Vizitë studimore dhe takimi i grupit të menaxhimit të projektit në Universitetin e Zilinës, më 29 janar deri më 2 shkurt 2018.
  • Vizitë studimore dhe takimi i grupit të menaxhimit të projektit në Universitetin e Shkupit, më 2 Korrik deri më 6 Korrik 2018.

Trajnimet dhe mobilitetet për mësimdhënie në kuadër të projektit K-Force

Në kuadër të projektit kanë filluar të realizohen mobilitetet e parashikuara në projekt me qëllim mësimdhënie dhe trajnim në universitetet partnere. Deri më tani është realizuar një mobilitet për mësimdhënie në Universitetin e Novi Sad-it, në Dhjetor 2017, dhe 4 mobilitete 2 javore për trajnim, përkatësisht në universitetet e Lundit, Aalborgut, Zilinës dhe Shkupit gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2017-2018.

Plani i mobiliteteve parashikon edhe 4 mobilitete të tjera për mësimdhënie për t’u realizuar në semestrin e parë të vitit akademik 2018-2019 dhe 2 mobilitete për trajnim për t’u realizuar në semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019.

Për më tepër, 6 mobilitete 1 semestrale studentësh janë të parashikuara të zhvillohen në semestrin e dytë të vitit akademik 2018-2019 në Universitetin e Novi Sad-it, Serbi. Së fundi, në kuadër të skemës së mobiliteteve të projektit, 8 mobilitete për mësimdhënie do të organizohen nga Universitetet Partnere në Universitetin e Tiranës, përkatësisht nga universitetet e Lundit, Aalborgut, Zilinës, Shkupit, Novi Sadit, Tuzles, Banka Lukës, dhe Shkollës së Lartë Teknike të Novi Sad-it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *