Konferencë ndërkombëtare shkencore studentore “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj” UT flet me zërin e studentëve. – UNIVERSITETI I TIRANËS

Konferencë ndërkombëtare shkencore studentore “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj” UT flet me zërin e studentëve.

  1. Departamenti (Qendra) përfitues:

 

Studentët e të gjitha departamenteve të Universitetit të Tiranës.

 

  1. Titulli i projektit:

 

Konferencë ndërkombëtare shkencore studentore “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj” UT flet me zërin e studentëve.

 

  1. Afati:

 

shtator 2022- qershor 2023                             Kohëzgjatja në muaj: 9 (nëntë)

 

  1.  
  • Personeli i Projektit:

 

  1. Bordi drejtues institucional:

Prof. Dr. Artan Hoxha (Rektor, UT)

Prof. Dr. Anila Paparisto (zv/rektore UT)

Prof. Asoc. Bernard Dosti (zv/rektor UT)

Skerdi Dafa (administrator i UT)

 

  1. Drejtuesi i bordit organizativ të konferencës: Elsa Skënderi Rakipllari

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:
Elsa  Skënderi Rakipllari 25.05.1990 Zëvendësdekane (FHF,UT)

                                               

Grada Shkencore/Titulli Akademik: Doktor i Shkencave

 

4/A. Fusha (fushat) e ekspertizës së drejtuesit të projektit:

 

Eksperienca në punë kërkimore: Pedagoge në Universitetin e Tiranës;

Pjesëmarrëse në projektin për hartimin e Metodës së mësimit të gjuhës shqipe nga të Huajt, Departamenti i Gjuhës Shqipe, FHF 2016-2018.

Fusha e kërkimit: Gjuhësi e përgjithshme, Gjuhësi kritike, Psikolinguistikë.

Punimet shkencore të bëra 5 vitet e fundit: Autore e dhjetëra kumtesave, referimeve dhe artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit.

Botime librash:

  • Peizazhi linguistik i Tiranës (Monografi) 2022 – në proces botimi.
  • Analizë kritike rreth diskursit politik në Ballkan, (Monografi). 2018. Shtëpia Botuese “LuisPrint”, faqe 270.
  • al – Niveli C1 (2016) Libri i Mësimeve (Metodë e mësimit të gjuhës shqipe për të huajt) (bashkautore).
  • al – Niveli C1 (2016) Libri i Ushtrimeve (Metodë e mësimit të gjuhës shqipe për të huajt) (bashkautore).

 

4/B. Bashkëpunëtorët:

 

Sonila Shehu 08.07.1982 Pedagoge (FSHN, UT)

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik: Profesor i Asociuar

 

Eksperienca në punë kërkimore: Pedagoge pranë Departamentit të Kimisë, FSHN, UT.

Pjesëmarrëse në projektin “Zhvillimi i zbatimit të metodave analitike për vlerësimin e ndotjes së mjedisit nga substancat toksike në ujërat sipërfaqësore e nëntokësore dhe të pijshëm të rajonit Vlorë”, Universiteti i Vlorës, 2011-2014

Pjesëmarrëse në projektin “Wireless water quality monitoring of Arachthos and Vjosa rivers” (WWQM_AVR)" i financuar nga: Greece–Albania IPA

Cross Border Programme, me pjesëmarrje të Universitetit të Janinës dhe Universitetit të Vlorës, 2011-2015

Pjesëmarrëse në projektin “COST Action “Marine Animal Forest of the word (MafWord) CA20102” financuar nga HORIZON 2020 Framework Programe of the EU Programe,  2021 to 2025”, Pjesëmarrëse në projektin “Analizat e substancave prioritare në ujrat e porteve kryesore në Shqipëri”, financuar nga UT në kuadër të programit “Ut-Kërkim, Ekselencë Dhe Inovacion”

Fusha e kërkimit: Ndotësit inorganikë e parametrat fiziko-kimikë në matrica mjedisore e ushqimore.  Punimet shkencore të bëra 5 vitet e fundit: Kërkimi shkencor i realizuar gjatë 5 viteve të fundit është finalizuar nëpërmjet pjesëmarrjes  në mbi 30 aktivitete shkencore ndërkombëtare brenda e jashtë vendit si dhe botimit të rreth 15 artikujve shkencore në revista prestigjoze kryesisht të indeksuara në SCOPUS dhe me Faktor Impakti Thompson & Reuters.

Botime librash:

“The Evaluation of Air Quality in Albania by Moss Biomonitoring and Metals Atmospheric Deposition” Published by Springer Nature, 2020 (bashkautore)

“Praktikum Kimi Mjedisi”, Shtëpia Botuese Albpaper, 2016

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:
Elona Dhëmbo 28.04.1980 Pedagoge (FSHS, UT)

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik: Doktor i Shkencave

 

Eksperienca në punë kërkimore: Pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, që nga viti 2005.

Pjesëmarrëse në projektet e mëposhtme kërkimore, në kuadër të punës shkencore në nivel departamenti dhe/ose universiteti:

  • “Praktika e punës sociale gjatë dhe pas pandemisë COVID-19”, 2021, Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale dhe UNICEF Shqipëri.
  • “Migrants. Analysis of media discourse on migrants in Poland, Great Britain, Ukraine, Albania and the Check Republic” 2018-2020, Universiteti i Tiranws & Collegium Civitas Warsaw
  • “Studimi i tregut të punës”, 2018, Universiteti i Tiranës.
  • “Gender equality and decision-making in Albania”. 2010-2011, Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të programit të qeverise zvicerane për Ballkanin, RRPP.

 

Fusha e kërkimit: Puna dhe politika sociale, migrim, përkatësi gjinore dhe zhvillim, shoqëria civile dhe angazhimi qytetar.

Punimet shkencore të bëra 5 vitet e fundit:

Punimet e saj shkencore janë prezantuar në dhjetra konferenca ndërkombëtare dhe janë botuar në revistat më në zë të punës sociale (si p.sh. International Social Work, European Journal of Social Work, Journal of Human Rights and Social Work) dhe shkencave sociale (p.sh. në Migration and Development, Psycho-Oncology, International Migration, Humanities & Social Sciences Communications, etj. Shiko për më shumë: https://www.researchgate.net/profile/Elona-Dhembo). Disa nga botimet më të fundit janë:

Dhëmbo, E., Çaro, E. & Hoxha, J. (2021) “Our migrant” and “the other migrant”: migration discourse in the Albanian media, 2015–2018. Humanit Soc Sci Commun 8, 317 (2021). https://doi.org/10.1057/s41599-021-00981-w

Dhëmbo, E. (2020) How does informal social protection bond families across borders? The case of Albanian migrants and their transnational families. Journal of Mediterranean Knowledge-JMK, 5 (2), 237-254. DOI: 10.26409/2020JMK5.2.15 https://www.mediterraneanknowledge.org/publications/index.php/journal/article/view/188    

Dauti, M., Dhëmbo, E., Bejko, E., & Allmuça, M. (2020). Rethinking the transformative role of the social work profession in Albania: Some lessons learned from the response to COVID-19. International Social Work. https://doi.org/10.1177/0020872820940356

Rama, R., Bejko, E., Dhëmbo, E. & Hoxha (2020). Social Work education through the lens of University of Tirana/ Albania, in Social Work Education. Reflections and debate in the European context, Ed. Jorge Ferreira, Edicoes Esgotadas, Lda. ISBN: 978-989-9015-61-6 https://www.edicoesesgotadas.com/catalogo/social-work-education-reflections-and-debate-in-the-european-context/

Dhëmbo, E. (2019) “Albania” in Civil Society in Central and Eastern Europe: Monitoring 2019 Editors: Eva More-Hollerweger, Flavia-Elvira Bogorin, Julia Litofcenko, Michael Meyer, ERSTE Foundation, Vienna, ISBN 978-3-902673-14-5 https://www.erstestiftung.org/en/publications/civil-society-in-central-and-eastern-europe-monitoring-2019/

Dhembo, E. Akesson, B. and Cheyne-Hazineh, L. (2019) Social work education in Albania: a developing landscape of challenges and opportunities, European Journal of Social Work, DOI: 10.1080/13691457.2019.1681365 https://www.tandfonline.com/doi/abs/10.1080/13691457.2019.1681365?journalCode=cesw20  

Duci, V., Dhembo, E. & Vathi, Z. (2019). “Precarious Retirement for Ageing Albanian (Return) Migrants,” Südosteuropa. Journal of Politics and Society, De Gruyter, vol. 67(2), pages 211-233, June. https://doi.org/10.1515/soeu-2019-0015

Vathi, Z., Duci, V. and Dhembo, E. (2019) Social protection and return migration: trans-national and trans-temporal developmental gaps in the Albania-Greece migration corridor, Migration and Development, DOI: 10.1080/21632324.2018.1534377 https://www.tandfonline.com/doi/abs/10.1080/21632324.2018.1534377

Dhembo, E., Duci, V and Vathi Z. (2019) Return Migration and Human Rights in Albania: the Case of Social Protection, Journal of Human Rights and Social Work, DOI: 10.1007/s41134-018-0078-z https://link.springer.com/article/10.1007/s41134-018-0078-z

 

 

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:

Emri:          Mbiemri:                       Datëlindja:               Posti që mban:

Igli                Tola                 24.08.1995                  Pedagog (FEUT)

Grada Shkencore: Dr (c). MSc.

Eksperienca në punë kërkimore: Pedagog në Fakultetin e Ekonomisë UT. Pjesëmarrës aktiv në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara në Fakultetin e Ekonomisë si edhe në Universitete të tjera Europiane.

 

Fusha e kërkimit: taksim, tregje financiare, institucione financiare, FinTech

 

Punimet shkencore të bëra 5 vitet e fundit:

CIKA, Nertila; DHAMO, Sotiraq; TOLA, Igli. The Role of Auditors Against Money Laundering- Albania
Case. European Journal of Economics and Business Studies, [S.l.], v. 4, n. 1, p. 17-29, mar.
2018. ISSN 2411-9571.

Ditjona KULE Docent/PhD , igli Tola, Fiona Balla. The Quality of Bureaucracy and Public Sector
Performance. Albania’s Case. International Conference for the Balkan “THE NEË PUBLIC
MANAGEMENT AND TRANSITION IN THE SOUTH-WESTERN BALKAN COUNTRIES”,
organized by University of Poitiers, France. September 20 – 21 2018

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:
Ina Veleshnja 05.12.1992 Pedagoge (FDUT, UT)

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik: Kandidat Doktor i Shkencave

Eksperienca në punë kërkimore: Pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë Universiteti i Tiranës. E angazhuar pranë Departamentit të së Drejtës Penale, në lëndët: E drejtë penale pj.posaçme, E drejtë penale e avancuar II si dhe sistemet e krahasuara të drejtësisë penale. Pjesëmarrëse aktive në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara në Fakultetin e Drejtëisë si edhe në Universitete të tjera Europiane.

Fusha e Kërkimit: E drejta penale pj.posaçme, përgjegjësia penale e personave juridik, krimi kibernetik, krimet seksuale etj.

Punime shkencore të bëra 5 vitet e fundit:  Autore e shumë artikujve shkencor të prezantuar në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Botuese në revistën Illyrus  nr.18 (I-2022) me ISSN 2225-2894 me bord shkencor ndërkombëtar. Aktualisht është regjistruar si studente e programit të ciklit të tretë të studimeve doktorale pranë Fakultetit të Drejtëisë, Universiteti i Tiranës.

 

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:
Denis Saatçiu 26.04.1985 Kryetar i komisionit të mbarëvajtjes së marrëdhënieve me studentët  (UT)

 

 Grada Shkencore/Titulli Akademik: Doktor i Shkencave

 

 

Eksperienca në punë kërkimore:

Pedagog pranë Departamentit të Informatikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, UT. Është pjesë e komitetit shkencor për konferencën periodike të organizuar nga Departamenti i Informatikës, FSHN, UT.
Kryetar i Komisionit të mbarëvajtjes së marrëdhënieve me studentët në Universitetin e Tiranës.
Zv/president i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar që prej themelimit të saj.

Pedagog i ftuar në disa prej universiteteve publike private.
Ka një përvojë pune 14 vjeçare si pedagog dhe studiues. Pas diplomimit në Informatikë, në vitin 2008, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me analizën dhe testimin e të dhënave në seritë kohore dhe ndërtimin e modeleve kompiuterikë në vlerësimin e densiteteve probabilitarë në ekonomi.
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë algoritmikë, teoritë e gjuhëve, analizën e të dhënave, modelimin e proceseve të biznesit, ndërtimin e modeleve kompiuterikë kryesisht në e-qeverisje, sistemin bankar, mikrofinancë e makroekonomi.
Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare/ndërkombëtare në rolin e ekspertit lokal:
Në konceptimin e sistemit për përgatitjen e Projekt Buxhetit Afatmesëm Vendor dhe monitorimin e zbatimit të buxhetit, projekti Bashki të Forta i implementuar në 16 bashki, I-Learn Unë mësoj financuar nga IADSA, Pogradec Tourism Innovation Project financuar nga UNDP, Dixhitalizimi i të dhënave hidro-meterorologjike financuar nga Banka botërore, Influenca e ndryshimit klimaterik ne biodiversitetet, te mirat e sherbimet ne lagunat e Mesdheut në Universitetin e Salentos, Lecce;
për ndërtimin e termave të referencës dhe të datamodeleve prototip për: Implementim të sistemit për shkëmbimin dhe përpunimin e të dhënave statistikore, të kërkuara nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, pranë strukturave shtetërore dhe përgjegjëse, në nivel qendror dhe vendor financuar nga UNICEF; Zhvillim i kërkesave funksionale për MIS të personave me aftësi të kufizuar kërkuar nga Ministria e Çështjeve Sociale dhe Rinisë.
Ka qenë pjesë e projekteve të qeverisjes qendrore e vendore të fokusuara në dixhitalizimin e proceseve të tyre si: Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Parave, Policia e Shtetit Shqiptar, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Ministria e Integrimit, Ministria e Ekonomisë Hartimet e Projekt buxheteve afat-mesëm në mbi 15 bashki

Ka një ekspertizë të gjerë në konceptimin dhe implementimin e sistemeve të ndryshme në sistemin bankar dhe institucionet e mikrofinancës si: Sistem për manaxhimin e kartave dhe pin-eve, Sistem për orientim të shitjeve të produkteve bankare, Sistem Permanent Kontrol, Sistem për menaxhimin e kredive te këqija, Sistem Faktoring, Sistem kontabiliteti dhe menaxhim grantesh.

Ka qënë pjesë e projekteve për analizimin e të dhënave dhe ndërtimin e datawarehouse për të dhëna në institucionet mikrofinanciare si edhe të dhëna gjeohapësinore në kuadër të Trans Atlantic Pipeline.

Ka botuar një sërë artikujsh e ka marrë pjesë në konferenca shkencore brenda e jashtë vendit.

Fusha e kërkimit:

  • Aplikimi i ICT në modelimet e sjelljeve të ekonomisë
  • Inteligjence biznesi, analizë të dhënash, baza të dhënash.

 

Punimet shkencore të bëra 5 vitet e fundit:

  1. Saatciu D., Cibaku E. 2019 End-to-end testing quality assurance on agile methodology of analytical solutions, Konferenca e Tretë Ndërkombëtar të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore – ICNSM2019, Tetovo, Republic of North Macedonia, May 2019
  2. Saatciu D., Cibaku E. 2019 Implementation of a data comparative model to ensure product quality for analytical solution, international congress on fundamental and applied sciences – icfa2019, tirana, albania, june 2019
  3. Manika P., Saatciu D., Ktona A. 2021 Building an Ontology for Cardiovascular Diseases, International Journal of Computer Science and Information Security- ICFA2019, Pittsburgh, PA,USA January 2021, Vok 19, No. 1
  4. Gradeci G. & Saatçiu D. (2021). “Spatial Databases, Implementation of Spatial Data Analysis and Geoprocessing Techniques in Construction Domain Context”, International Multidisciplinary Research Journal, European Academic Research, Vol IX/Issue 2/May 2021, fq. 1378-1387, Bukuresht, Rumani, ISSN: 2286-4822.
  5. Saatciu D. 2021 Local Goverment Units Monitoring Performace Process Improval Through Digitalisation, UNICART 4th Interdisciplinary International Conference, Digital Transition and Green Sustainable Economy, Malta, June 2021
  6. Saatciu D., Nasi E. 2021 Building monitoring and evaluation tool following BPMN principles using dynamic platforms, First International Scientific Conference, International Scientific Conference Strategic Planning and Marketing in the Digital World, University of National and World Economy, Sofia, Bulgaria, November 2021

 

 

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:
Ogerta Koruti 25.08.1980 Zv/dekane (FGJH, UT)

 

Grada Shkencore/Titulli Akademik: Doktor i Shkencave në Gjuhësi dhe Mësimdhënie në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu ajo është Doktorante e Gjuhësisë në Hellenic American University of Athens. Ogerta është pedagoge në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja që nga viti 2005 e në vazhdim.

 

Eksperienca në punë kërkimore: Zv. Dekane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Pjesmarrëse në projekte:

  • « Intégration du numérique aux méthodologies de l’enseignement/apprentissage et défis de formation des enseignants » [ 2022 – 2023 ] ,
  • COST Action CA20115 ‘European Network on International Student Mobility: Connecting Research and Practice’- [ 2020 – 2025 ], anëtare dhe përfaqësuese e Shqipërisë në COST Action
  • ” Zhvillimi dhe ndërthurja e qasjeve të reja pedagogjike dhe teknologjike në mësimdhënien dhe të nxënit e FL në sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri, si një zgjidhje për post Covid » [ 2020 – Aktual ] Koordinatore e projektit
  • Java trajnimi teknologjik për profesorë dhe studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja [ 2020 – Aktual . Koordinator dhe Trajner
  • Shkolla e shekullit të 21- programi pilot në vendet e Ballkanit Perëndimor [ 2016 – 2018 ] Anwtare dhe Trajnere e aftësive bazë- Shkollat e shekullit 21“ u zbatua në bashkëpunim me fondacionin e edukimit BBC micro:bit gjatë 2017 dhe 2018. Gjatë projektit pilot, 1180 mësues u trajnuan se si të zbatojnë mësimdhënien e aftësive të reja duke përdorur mikro:bit.
  • Programi i Shkollave të shekullit të 21-të Përmirësimi i cilësisë së arsimit fillor në të gjithë Ballkanin Perëndimor [ 2017 – Aktual ] Master Trajnues i aftësive kryesore që trajnon dhe vërteton kandidatët e mundshëm si trajnerë për projektet.

 

Fusha e kërkimit: Integrimi i Teknologjive të reja në Mësimdhënie

 

Punimet shkencore të bëra 5 vitet e fundit: Kërkimi shkencor i realizuar gjatë 5 viteve të fundit numëron dhjetëra aktivitete shkencore ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe botime të artikujve shkencorë në revista prestigjoze shkencore si:  Journal of Positive School Psychology, European Journal of English Language and Literature Studies (EJELLS), Buletini shkencor UNITEL.

 

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:
Klaudia Ndreca 11.11.2000 Studente (FSHN, UT)

 

 Eksperienca në punë kërkimore:

Organizatore  ne shkollën verore shkencore ndërkombëtare me teme  “Mathematical methods in Data Analysis”  e mundësuar nga CIMPA

Pjesëmarrëse e aktivitetit shkencor “The Power of FSHN” organizuar nga departamenti i matematikes së aplikuar .

 

 

 

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:
Alkida Myftaraj 08.04.2000 Studente (FSHS, UT)

 

Eksperienca në punë kërkimore:

  • Pjesëmarrëse në konferenca shkencore si dëgjuese dhe bashkautore.
  • Referuese në konferencën shkencore kombëtare “Ristrukturimi i shoqërisë nën trysninë e pandemisë”. Titulli i kumtesës: Profile të ndryshimit të marrëdhënieve familjare, nën efektin e pandemisë Covid-19, në përceptimin e studentëve (bashkautore). ISBN 978-9928-4732-2-6
  • Pjesëmarrëse në auditorin studentor të konferencës ndërkombëtare shkencore me temë “Mitet komuniste në Shqipëri, përpara dhe pas ndërrimit të sistemit”.
  • Pjesëmarrëse në auditorin studentor të konferencës shkencore me temë “Distancat e shërbimeve publike në Bashkinë e Tiranës”.

 

 

 

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:
Stelina Ndreu 04.03.2001 Studente (FGJH, UT)

 

Eksperienca në punë kërkimore dhe angazhime akademike:

 

  • Organizatore dhe referuese në Konferencën Ndërkombëtare Studentore, më 12.05.2022, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, me temë “Të nxënit në shekullin XXI, sfidat dhe perspektivat.”
  • Pjesëmarrëse në konferenca shkencore si dëgjuese.
  • Kryetare e Këshillit Studentor FGJH

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:
Leonard Gjeta 21.03.2001 Student (FHF, UT)

 

Eksperienca në angazhime akademike 

Anëtar i Këshillit studentor të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Student Master profesional GIS, (Gjeografi).
Pjesë e stafit organizativ në konferenca shkencore të FHF-së. 

Organizues i Forumit studentor të FHF.

 

 

 

Emri: Mbiemri: Datëlindja: Posti që mban:
Livia Gjonaj 26.05.2000 Studente (FE, UT)

 

 

 

  1. Personeli tjetër

 

Nr. Emri Profesioni dhe kategoria e pagës
1.                    Rudina Koromani Kryetare e degës së Kërkimit shkencor dhe botimeve FGJH (staf administrativ)
2.                    Vilma Kapxhiu Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Studentët (UT, rektorat)
3.                    Gerard Koçi Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë, Inovacionit dhe Statistikave, UT
4.                    Juxhin Çaushi Specialist i Drejtorisë së Teknologjisë, Inovacionit dhe Statistikave, UT

 

  1. Argumentimi i Projektit.

(Nëse vendi më poshtë është i pamjaftueshëm, shtoni fletë tjetre. Kjo edhe për pikat që vijojnë më tej)

 

Studenti ka një rol integral në të gjitha institucionet universitare dhe në jetën universitare, po ashtu. Këtë rol tepër të rëndësishëm, ndër vite Universiteti i Tiranës është përpjekur që ta përforcojë, duke synuar përfshirjen aktive të studentëve në vendimmarrje, në aktivitete kërkimore-shkencore, kulturore dhe sociale. Në Statutin e UT-së (2018), neni 5 është e përcaktuar qartë se misioni i Universitetit të Tiranës është të ofruarit e edukimit me në qendër studentin, si dhe nxitjen e rritjes profesionale e intelektuale, për të përgatitur studentë për karrierë produktive dhe qytetarë të përgjegjshëm në një shoqëri globale. Po kështu në Nenin 8, pika 7 e këtij statuti përcakton qartë se: “Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së vet, UT-ja u krijon studentëve kushtet për përvetësimin e dijeve, shprehjen e lirë të mendimit e të organizimit, në respektim të kërkesave të bashkëjetesës, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Rregullores së UT-së.”. Po ashtu, neni 135 i Statutit të UT-së përcakton se “Studentët kanë të drejtë që të organizohen edhe në forma të tjera të njohura nga legjislacioni në fuqi dhe të realizojnë vetë ose në bashkëpunim me strukturat e Universitetit dhe njësive bazë aktivitete trajnimi, mësimore dhe/ose kërkimore-shkencore”.

Konferenca shkencore studentore e UT me temë: “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj”, vjen në një moment të rëndësishëm, ku UT feston 65-vjetorin e themelimit të tij.

Organizimi i Konferencës Shkencore Studentore ka si qëllim prezantimin e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor të studentëve të UT dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunimi mes studentëve për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin. Kjo konferencë ka gjithashtu si synim të nxisë ndërkombëtarizimin e Universitetit të Tiranës dhe të produktit të tij shkencor, duke krijuar një platformë ku të promovohen dhe të rritet kapaciteti i studentëve dhe i Universitetit.

Për të rritur sa më shumë impaktin social të këtij aktiviteti, janë menduar edhe aktivitete festive dhe kulturore në mbrëmjen e ditës së fundit të konferencës për të cilat do të kërkohet bashkëpunim edhe nga aktorë të tjerë. (Koncert me këngëtar/DJ në përfundim të shpërndarjes së certifikatave të pjesëmarrjes.)

 

Gjendja aktuale

(Punime ose publikime shkencore, të kryera deri tani ose që janë në proces ne këtë fushë, që përbëjnë bazën mbi të cilën ngrihet argumentimi praktik ose shkencor i projektit).

 

Fakultetet dhe njësitë bazë të Universitetit të Tiranës, kanë organizuar në vijimësi aktivitete shkencore, kulturore, artistike dhe sportive me në qendër studentët. Në mesin e kësaj game aktivitetesh në vijim po listojmë disa organizime të ngjashme në nivel njësish kryesore:

 

Fakulteti i Drejtësisë

  • European Law Students Association Albania (ELSA Albania), organizon në mënyrë periodike një numër aktivitetesh për studentët e Fakultetit të Drejtësisë UT.
  • Konferenca VI studentore me temë “Shqipëria nën ndërveprimin e ligjit, shoqërisë dhe politikës”, në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër.
  • Takim informues në bashkëpunim me UN Association Albania me temë “Të rinjtë, paqja dhe siguria”
  • Panel diskutimi me temë “Integriteti Akademik” në kuadër të javës së integritetit.  
  • Trajnim intesiv ndërkombëtar “Lufta kundër pastrimit të parave” e organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Programi Global GIZ si dhe në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë Universiteti i Tiranës “Luftimi i flukseve të paligjshme financiare”.

 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

  • Forumi studentor me temë: “Universiteti në kohën e pandemisë COVID-19: sfida, problematika, zgjidhje” datë 04.05.2021. (Me pjesëmarrjen e studentëve të UT-së, IAL-ve të tjera, dhe studentë nga universitete jashtë vendit).
  • Forumi studentor II “Aktivizmi rinor dhe demokracia”, datë 08.12. 2022. (Me pjesëmarrjen e studentëve të UT-së, IAL-ve të tjera, dhe studentë nga universitete jashtë vendit).
  • “Perspektiva studimore të kërkuesve të rinj”, datë 19.07.2021 Departamenti i Gjuhësisë.
  • “Mësimdhënia e gjuhës amtare dhe kurrikula e re”, tryezë me ALUMNI dhe specialistë të arsimit, datë 21.02.2022.

 

Fakulteti i Ekonomisë

  • International Conference “Circular Economy: Opportunities and Challenge”, with 14 international partners
  • International Conference ” Finance and Accounting towards Sustainable Development Goals”

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

  • Konferenca e I-rë Studentore në Shkencat Biologjike, 17-18 Dhjetor 2021, Tiranë, Shqipëri organizuar nga Departamenti i Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (Studentë BSc, MSc dhe Ph.D. të vitit të parë (në kohën e dorëzimit të abstraktit) që studiojnë Biologji, Bioteknologji, Mjekësi, ose disiplina të tjera shkencore të lidhura me kërkimin biologjik)
  • “Mundësi kualifikimi dhe punësimi në Kimi e Biologji”, takime të studentëve të degëve Kimi e Biologji me Alumni, të organizuar nga Dega e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës së FSHN, Maj 2022
  • “Ndajnë historinë e tyre me Ju”, takim i studentëve të Kimisë Industriale e Mjedisore me Alumni të organizuar nga Dega e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës së FSHN, Maj 2022
  • “Histori Suksesi” aktivitet i zhvilluar me studentët e Departamentit të Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar, i organizuar nga Dega e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë dhe Karrierës, Albania Lab dhe Internet & Idee, Këshilli Studentor FSHN, dt. 28/04/2021 .
  • Projekt Shkencor : ”Përgatitja e grupit kërkimor- shkencor në ekuacionet diferenciale”. 14-17 Janar, 2019)
  • Lekison i hapur: ” Normal Numbers”, Prof. William Mance, University” Adam Mickiewicz”, 24.11.2021.
  • CIMPA Summer School 2022: “Mathematical Methods in Data Analysis”, 18-29 Korrik, 2022.

 

Fakulteti i Shkencave Sociale

  • “25 vjet FSHS”, me pjesëmarrjen e studentëve dhe vlerësimin e arritjeve të alumni. Shiko për më shumë broshurën këtu:

 https://drive.google.com/file/d/14egtxnXbTcTsaw_mFkJwhx8uZcA_YikY/view 

 

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

  • Konferenca Ndërkombëtare Studentore : më 12.05.2022, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë organizoi konferencën e parë ndërkombëtare me temë“Të nxënit në shekullin XXI, sfidat dhe perspektivat.”
  • Konferenca e Dytë të Studentëve të Anglishtes (Second Junior Conference) me temë “New Dimensions and Approaches in English Studies”, 14.06 2019, organizuar nga Departamenti i Gjuhës Angleze.
  •  

 

Objektivat e projektit dhe rezultatet e pritshme:

 

Objektivat specifike:

  • Forcimi i komunitetit të kërkuesve studentorë, duke ndikuar në nxitjen e edukimit përmes kërkimit.
  • Integrimi i studentëve me rrjetet e kërkimit shkencor universitar.
  • Ndërthurja e praktikave dhe metodologji të ndryshme kërkimi në mesin e studentëve, që vijnë nga universitete, qendra kërkimore të ndryshme.
  • Nxitja dhe mbështetja e kërkimit shkencor me përfshirjen e studentëve, duke bërë të mundur kështu rritjen e cilësisë së kërkimit.
  • Nxitja e aftësitë kërkuese të studentëve dhe të studiuesve të rinj, në të mirë të perspektivës së tyre për punësim.

 

Rezultatet e pritshme

  • Botimi i akteve të konferencës.
  • Kontribut i drejtpërdrejtë në kuadër të ndërkombëtarizimit të UT, si rezultat i ndërveprimit të pjesëmarrësve të kësaj konference.
  • Rritja e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe ndërdisiplinore në fushë të kërkimit shkencor dhe edukimit mes studentëve dhe studiuesve të rinj.
  • Diseminimi i diskutimeve, ideve dhe punimeve të konferencës.
  • Përfshirja aktive e studentëve në veprimtari që kanë në fokus kërkimin shkencor në Universitetin të Tiranës.
  • Përmirësimi i aftësive të buta (soft skills) të studentëve si kërkues dhe profesionistë në fushat përkatëse, përmes kultivimit të aftësisë për të argumentuar në mediume publike dhe për të gjykuar në mënyrë kritike.

 

Përfituesit nga projekti:

 

Përfituesit e drejtpërdrejtë:

  • Studentët e UT në të gjitha nivelet e studimit.
  • Studentët e institucioneve të tjera arsimore universitare në vend.
  • Studentët e universiteteve dhe të huaja.
  • Alumni të UT-së, kërkues të rinj të angazhuar në institucione të tjera arsimore brenda dhe jashtë vendit.
  • Universiteti i Tiranës dhe njësitë përbërëse të tij.

 

Përfituesit jo të drejtpërdrejtë:

  • Institucionet arsimore shtetërore dhe private, që kanë në fokus kërkimin shkencor dhe edukimin,
  • Organizimet studentore, rinore, organizata të shoqërisë civile, media etj.
  • Institucionet e pushtetit lokal (Agjencia për rininë Bashkia Tiranë)
  • Sektori privat (kompani, biznese vendase dhe të huaja)

 

 

Plani i punës, përfshirë metodologjinë dhe teknikat që propozohet të përdoren:

 

Konferenca do të organizohet sipas kësaj strukture:

  • Kjo konferencë do organizohet në 2 sesione plenare hapëse dhe mbyllëse dhe në sesione tematike për secilin fakultet, sipas fushave kërkimore.
  • Sesioni plenar
  • Regjistrimi i pjesëmarrësve
  • Fjalët përshëndetëse
  • Ligjëratë nga një Keynote speaker për Metodologjinë e kërkimit shkencor, sfidat, mundësitë për përfshirjen e studentëve në kërkimin shkencor etj.

 

Temat e sesioneve tematike

 

 

Shkenca albanologjike, gjeografike dhe të komunikimit (Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë)

 

 

  • Gjuhësi e sotme
  • Gjuhësi historike
  • Gjuhësi e aplikuar
  • Metodat e mësimdhënies dhe teknologjia
  • Letërsi shqipe
  • Letërsi e huaj
  • Gjeografi
  • Teknologji e informacionit gjeografik të aplikuar
  • Shkenca të komunikimit dhe gazetari
  • Histori
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Komunikim ndërkulturor
  • Trashëgimi kulturore – ndërhyrje restauruese dhe konservuese
  • Trashëgimi kulturore – përgatitje e mjediseve të pështatshme në muze për ruajtjen e objekteve
  • Arkeologji – Në kërkim të rrugëtimit të Eneas në Mesdhe

 

 

 

Shkenca ekonomike

 

Gjuhët  e  huaja

 

Tematikat

 

  • Mësimnxënia nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja në mësimdhënie
  • Përdorimi i platformave dhe aplikacioneve inovative në mësimdhënie.
  • Përfitimet dhe perspektivat e integrimit të teknologjive në mësimdhënie e mësimnxënie.
  • Përvoja e mësimit në distancë
  • Aftësitë kërkimore, arritje dhe problematika.
  • Përvoja të një projekti kë
  • Studimi i gjuhëve të huaja dhe kontaktet gjuhësore.
  • Huazimet dhe neologjizmat.
  • Studime gjuhësore krahasuese, studime përqasëse.
  • Përvoja në mësimdhënien e mësimnxënien e gjuhëve të huaja.
  • Përvoja në mësimdhënien e mësimnxënien e përkthimit, interpretimit dhe komunikimit ndërkulturor.
  • Strategji dhe perspektiva për angazhimin e studentëve të rinj jo vetëm gjatё orëve mësimore në klasё, por dhe në çështje që shqetësojnë sot shoqërinë në fusha të ndryshme duke promovuar vlera të një shoqërie demokratike.

 

Topics:

  • Learning through the use of electronic devices
  • Platforms, and innovative applications
  • Advantages, perspectives
  • Experiences with online learning.
  • Research skills, achievements, and challenges.
  • Experiences with research projects.
  • Studying foreign languages and the way they influence each other
  • Borrowings and neologisms
  • Contrastive grammar, and comparative literary analysis.
  • Experience in teaching and learning foreign languages.
  • Teaching, translation, and intercultural communication experiences.
  • Strategies and perspectives for the engagement of young students in learning at school, and in real-life settings while promoting the values of a democratic society.

 

 

 

 

Shkenca të natyrës

 

  • Biologji qelizore, molekulare.
  • Mikrobiologji, Gjenetike, Biokimi
  • Fiziologji shtazore e bimore
  • Botanike, Zoologji, Ekologji
  • Ruajtja dhe menaxhimi i mjedisit
  • Hidrobiologjia dhe Biologjia detare
  • Biofizikë dhe fizikë mjekësore
  • Fizikë teorike dhe llogaritëse
  • Strukturë materialesh
  • Aplikime të analizës kimike në kontrollin dhe parandalimin e ndotjeve në mjedis dhe në produktet ushqimore
  • Elektrokimia, proceset e korrozionit, sensorët dhe biosensorët
  • Kimia fizike dhe dukuritë sipërfaqësore
  • Teknologjia industriale dhe ushqimore
  • Inxhinieria e proceseve industriale dhe mjedisore. Materialet silikate
  • Kontrolli dhe siguria e cilësia e ushqimeve,
  • Algjebër dhe gjeometri
  • Analizë funksionale, ekuacione diferenciale
  • Probabilitet dhe statistikë
  • Analizë numerike dhe optimizim
  • Sistemet inteligjente dhe teknologjitë e reja; qeverisja elektronike
  • Sistemet dhe aplikimet E-Health, E-Commerce dhe E-Business
  • Aplikimi i Informatikës në shkencat e natyrës
  • Didaktika në shkencat e natyrës

 

 

Shkenca juridike

 

 

  • Të drejtat e njeriut dhe drejtësia Kushtetuese
  • Veprimi juridik
  • Bashkëpronësia ndërmjet bashkëshortëve
  • Tentativa
  • Bashkëpunimi
  • Rehabilitimi
  • Krimet seksuale
  • Veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit
  • Trafikimi i personave të rritur
  • Vjedhja duke shperdoruar detyrën
  • Viktima si subjekt me te drejta te shtuara pas ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale te RSH.
  • Instituti i mbrojtjes në të drejtën proceduriale dhe ndryshimet e përkatëse në Kodin e Procedurës Penale.
  • Rekursi në Gjykatën e Lartë

 

Topics

  • Human rights and Constitutional Justice
  • Legal actions
  • Joint ownership between spouses
  • Attempt in criminal law
  • Collabortion in criminal law
  • Rehabilitation
  • Sex crimes
  • Criminal acts against the dignity or moral of the society
  • Trafficing in human beings
  • Dereliction of duty over theft
  • The victim as a subject with additional rights pursuant to the changes of the Code of Criminal Procedure of the Republic of Albania.
  • The right of representation in the procedural law and the appropriate changes of the Code of Criminal Procedure
  • The recourse in the Supreme Court of the Republic of Albania

 

 

Shkencat sociale

 

Psikologjia

  • Arritjet dhe sfidat e profesionit të psikologut në Shqipëri
  • Post-covid dhe sfidat e profesionit te psikologut.
  • Sfidat e psikologut shkollor ne arsimin e mesëm të lartë.
  •  

Sociologjia

  • Faktorë individualë, familjarë dhe shoqërorë që ndikojnë në arritjet akademike të të rinjve
  • Kostoja sociale e papunësisë te të rinjtë e sapodiplomuar
  • Perceptimet e të rinjve lidhur me martesën, bashkëjetesën dhe divorcin në shoqërinë shqiptare
  • Prirje dhe sfida të proceseve migruese të të rinjve

 

 

Puna Sociale

  • Puna sociale dhe diversiteti
  • Puna sociale në kohë krizash
  • Puna sociale e të ardhmes: inovacioni dhe krijimtaria në edukimin dhe praktikën e punës sociale

 

Shkencat politike

  • Qeveria, parlamenti dhe përfaqësueshmëria
  • Angazhimi qytetar, pjesëmarrja dhe lëvizjet shoqërore
  • Shkencat politike dhe politikat publike

 

Filozofia

  • Filozofia e shkencës
  • Epistemologjia
  • Empliricizmi dhe qasje bashkëkohore

 

Topics

 

Psychology

  1. Achievements and challenges of the profession of psychologist in Albania
  2. Post-Covid challenges in psychology practices
  3. Challenges of school psychologists in upper secondary education.

 

Sociology

 

  1. Individual, family, and social factors that affect the academic achievements of young people
  2. The social cost of unemployment among young graduates
  3. Perceptions of young people regarding marriage, cohabitation and divorce in Albanian society
  4. Trends and challenges in young people’s migration processes

 

Social work

 

  1. Social work and diversity
  2. Social work in times of crisis
  3. Social work of the future: innovation and creativity in social work education and practice

 

 

Political sciences

 

  1. Government, parliament and representation
  2. Civic engagement, participation, and social movements
  3. Political science and public policies

 

Philosophy

 

  1. Philosophy of science
  2. Epistemology
  3. Empiricism and contemporary approach

 

 

 

Plani i punës:

  • Ngritja e komitetit shkencor/teknik të konferencës me nga 1 përfaqësues në çdo njësi kryesore dhe nga 1 përfaqësues të këshillit studentor nga çdo njësi kryesore. (shtator 2022)
  • Hartimi i projektit nga komiteti tekniko-shkencor. (shtator-tetor 2022)
  • Përcaktimi i titullit dhe i tematikave të konferencës. (shtator-tetor 2022)
  • Publikimi i thirrjes për pjesëmarrje. Krijimi i një adrese email-i për konferencën si dhe do të jetë i integruar në faqen e UT (nëntor 2022)
  • Pritja e temave të kumtesave, shoqëruar me abstraktet përkatëse deri më 31 janar 2023.
  • Saktësimi i numrit të pjesëmarrësve (shkurt 2023) dhe hartimi përfundimtar i programit deri në fund të muajit, shkurt -mars 2023.
  • Marrja e masave organizative për përgatitjen teknike të konferencës nga personeli teknik (mars 2023).
  • Publikimi i programit të konferencës (prill 2023).
  • Organizimi i konferencës data 20-21 prill 2023.
  • Botimi i përmbledhjes së referimeve të tij, qershor 2023.
  • Desiminimi i punimeve të forumit, prill- qershor 2023.

 

Aktiviteti 5: Aktivitete sociale gjatë konferencës si mbrëmje, koncert, etj.

Aktiviteti 6: Publikimi i Proceedings book të konferencës me logon e UT