Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Vështime sociologjike të vrasjeve dhe vetëvrasjeve në shoqërinë shqiptare” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Vështime sociologjike të vrasjeve dhe vetëvrasjeve në shoqërinë shqiptare”

Më datën 18 nëntor 2015, Departamenti i Sociologjisë në Fakultetin e Skencave Sociale të Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Departamentin e Sociologjisë së Fakultetit Filozofik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, organizuan Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Vështime sociologjike të vrasjeve dhe vetëvrasjeve në shoqërinë shqiptare”. Të ftuar, pjesëmarrës në punimet e konferencës ishin dhe studiues e profesorë të huaj si:

1-      Prof. Dr. Johann Behrens nga Gjermania, i cili që prej vitit 1982 kryen deyrën e kryetarit të Institutit të Frankfurtit për Këshillim dhë Studime në Çështjet Sociale (ISIS). Drejtor  dhe profesor i Institutit të Shkencave Shëndetësore në Fakultetin e Mjekësisë së Halle-Wittwnberg(1998-2014), profesor i Sociologjisë në Universitetin e Kasellit (2015);

2-      Prof. As. Dr. Lori Amy pofesore pranë Universitetit Georgia Southern, SHBA, e cila po kryen edhe një studim kompleks në Shqipëri;

3-      Dr. Irving Berkowitz, Dekan i Çështjeve Akademike në Kolegjin Shtetëror Palm Beach, Florida, SHBA.

Punimet e konferencës u mbajtën në 4 sesione, në të cilën morën pjesë 40 studiues e pedagogë me përvojë në fushën e studimeve sociologjike si dhe  kandidatë për doktorë shkencash. Vlen të theksohet se 80 përqind e referuesve ishin vajza dhe gra. Studimet dhe sprovat hulumtuese ishin të orientuara në të dy nivelet e studimeve sociologjike, mikrosociologjike dhe makrosociologjike.

Disa nga temat e referuara kanë qënë:

1-      Prof. Dr. Johann Behrens “Vetëvrasja si një akt dëshpërimi për të rivendosur dinjitetin njerëzor: rishqyrtim i Emille Durkheim”;

2-      Prof. As. Dr. Lori Amy “Veçori të vetëvrasjeve për hir të dashurisë në shoqërinë amerikane”;

3-      Dr. Irving Berkoëitz “ Profiet e vetëvrasjeve në shoqërinë Amerikane të ditëve tona”;

4-      Prof. Dr. Zyhdi Dervishi “Plaga sociale e gjakmarrjes në optikën e nxënësve maturantë të Qarkut Shkodër”;

5-      Prof. Dr. Altin Shegani, doktorante Valbona Nano “Regjimi juridik i vrasjeve në Republikën e Shqipërisë, teknikat e inkriminimit dhe nomenklatura e sanksioneve”;

6-      Prof. Dr. Sunaj Raimi “Depresioni, shkurorëzimet dhe (tentim)vetëvrasjet në popullatën e rajonit të Kumanovës – sindromi afgan”;

7-      Dr. Fatmir Zanaj “Parandalimi i vrasjes me dashje në Republikën e Shqipërisë: ndihmesa e policisë dhe perceptimi i qytetarëve”;

8-      Dr. Stela Karaj “Mendime për vetëvrasje ndër studentët. Faktorët që i përcaktojnë ato”;

9-      Ph.D. Brikena Balli, Doktorante Blerina Hamzallari “Vrasjet midis partnerëve intimë në Republikën e Shqipërisë (2011-2014)”;

10-   Dr. Brunilda Zenelaga “Vetëvrasja në rrethanat e privimit nga liria”;

11-   Docente Merita Poni “Vetëvrasja, një rrugë shpëtimi nga paragjykimet për vajzat dhe gratë”;

12-   Dr. Teuta Starova “Vetëvrasja në shoqërinë shqiptare në  këndvështrimin durkheimian”;

13-   Doktorant Lorenc Ligori “Pasqyrimi i dukurisë së vetëvrasjes në katër gazeta shqiptare”.