Kujdes! Këto nuk janë njoftime të Universitetit të Tiranës. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Kujdes! Këto nuk janë njoftime të Universitetit të Tiranës.

Prej disa ditësh, në faqe të ndryshme publikohen njoftime për gjoja Kurse Universitare Online, që zhvillohen nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Duam të saktësojmë se këto njoftime nuk janë bërë nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe nuk kanë asnjë bazë reale. Ato janë të rreme, dhe mund të kenë prapavijë mashtrimin dhe përfitimin.
Ndaj tërheqim vëmendjen e gjithkujt, që të mos i konsiderojë të tilla njoftime.
Gjithashtu, kujtojmë se çdo njoftim që buron nga Universiteti i Tiranës apo njësitë e tij përbërëse, fakultete dhe institute, publikohet vetëm në faqet zyrtare të këtyre njësive dhe në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës.