Law and Rights Modules in Teacher Training Programmes, – EDULAW

Titulli: Përfshirja e moduleve për legjislacionin dhe të drejtat në arsim për programet e mësuesisë dhe të shkencave të edukimit: një kontribut për të ndërtuar sisteme edukimi të bazuara në të drejtat në vendet në tranzicion”, – EDULAW

Referencë: 573540-EPP-12016 1-BE-EPPKA2-CBHE-JP

Kohëzgjatja: 15.10.2016- 14.10.2019

 

Programi: Erasmus +

Qëllimi kryesor i projektit është që të mbështeten vendet partnere për të përditësuar kurrikulat e tyre; si edhe të përgatiten më mirë stafi dhe studentët e vendeve partnere për një proces qeverisjeje të shkollës dhe një proces mësimdhënieje të bazuar në të drejtat dhe për t’iu përgjigjur të drejtave proaktive në shoqëritë në tranzicion.

Objektivat e përgjithshme:

  • Të përmirësohet përgatitja e mësuesve për të zhvilluar një treg pune dhe shoqëri të bazuar në të drejtat;
  • Të përmirësohet niveli i kompetencave dhe aftësive të kultivuara nga institucionet e arsimit të lartë duke zhvilluar module të reja online dhe programe të reja të përgatitjes së mësuesve.

Impakti i projektit do të jetë:

 

  • Përmirësimi i programeve mësimore të mësuesisë dhe të shkencave të edukimit nëpërmjet integrimit më të mirë dhe më të plotë të dimensionit ligjor të arsimit.
  • Rishkrimi i programit të lëndëve të legjislacionit në arsim që zhvillohen në programet master të shkencave të edukimit dhe mësuesisë.
  • Përfshirja e temave për të drejtat në arsim në lëndët e programit të masterit të mësuesisë.
  • Përgatitja e paketës së moduleve për legjislacionin në arsim dhe përdorimi i saj.
  • Përgatitja e materialeve online për legjislacionin në arsim dhe testimin online.
  • Trajnimi i personelit akademik për përdorimin e metodologjive inovative për të nxënit dhe mësimdhënien e legjislacionit në arsim.

Partner kryesor: Vrije Universiteit Brussel (VUB) 

Partnerët:

  • Vytautas Magnus University;
  • University of Bialystok (Poland);
  • European Association for education law &Policy (Belgium);
  • University of Tirana
  • Universiteti Aleksander Moisiu Durres
  • Francisk Skorina Gomel State University
  • Belarusian State Pedagogical University named after Maxim Tank;
  • Moscow City University (MCU)
  • Kutafin Moscow State Law University (MSAL)
  • Nothern (Arctic) Federal University named after M.V. Lomonosov (Narfu);
  • National Research university higher school of economics.
  • Mari state University

Website i projektit: http://edulaweu.eu/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *