Marrëveshjet Bilaterale me Partnerë Ndërkombëtarë
Në kuadër të misionit të tij për të promovuar ekselencën akademike dhe zhvillimin shkencor, Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh bilaterale me institucione të arsimit të lartë, institute kërkimore dhe organizata akademike ndërkombëtare.
Ky përkushtim ka rezultuar në një rritje të vazhdueshme të bashkëpunimeve ndërkombëtare gjatë viteve të fundit, siç reflektohet edhe në historikun e marrëveshjeve të nënshkruara, i cili paraqitet më poshtë përmes një grafiku ilustrues.
Këto marrëveshje shërbejnë si platformë për:
-
Shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ, me qëllim forcimin e kapaciteteve akademike dhe institucionale;
-
Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe shkencore, që kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe impaktit të punës kërkimore në UT;
-
Harmonizimin dhe përmirësimin e programeve të studimit, në përputhje me standardet më të avancuara akademike;
-
Zhvillimin institucional, përmes ndarjes së përvojave, praktikave të mira dhe modeleve të suksesshme menaxheriale.
Përfitimet që rrjedhin nga këto marrëveshje janë të shumëfishta, duke përfshirë:
-
Rritjen e ndërkombëtarizimit dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional të Universitetit të Tiranës;
-
Forcimin e profilit kërkimor dhe shkencor të njësive përbërëse përmes përfshirjes në projekte të përbashkëta;
-
Zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ, përmes përvojave të drejtpërdrejta me partnerë ndërkombëtarë;
-
Zgjerimin e mundësive për studentët dhe pedagogët, në drejtim të pjesëmarrjes në aktivitete akademike dhe shkencore.
Më poshtë gjendet lista e marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara nga Universiteti i Tiranës me partnerë ndërkombëtarë, të cilat përbëjnë një bazë të qëndrueshme për bashkëpunim të ndërsjellë dhe zhvillim të mëtejshëm institucional.
Arkiva: Marrëveshjet Bilaterale të nënshkruara nga Universiteti i Tiranës