Trajnimet për zhvillimin e provimeve me shkrim, online - UNIVERSITETI I TIRANËS

Trajnimet për zhvillimin e provimeve me shkrim, online

Në vazhdim të trajnimeve të ofruara nga Rektorati i UT, në datën 08/02/2021 ora 10.00 dhe në datën 10/02/2021, ora 10.00, zhvillohen trajnime për
mënyrën e krijimit të testeve/provimeve me shkrim me anë të platformës Microsoft Teams.

Në këtë webinar, pedagogët do të njihen me aplikacionin Forms, me anë të së cilit ofrohet mundësia e ndërtimit të anketave, pyetësorëve dhe zhvillimit të tezave të provimit që mund të plotësohen online.

Për tju ardhur në ndihmë studentëve, do të përgatitet një video tutorial e cila do të shpjegojë se si ata mund të aksesojnë dhe plotësojnë një provim online. Kjo video do të ngarkohet në datën 8/02/2021 në faqen web të UT dhe njësive kryesore si dhe do t`u përcillet linku studnetëve në adresat e-mail nga IT e fakulteteve.