MSc course in STEAM education- STEAMedu - UNIVERSITETI I TIRANËS

MSc course in STEAM education- STEAMedu

Titulli: MSc course in STEAM education- STEAMedu

Referencë: 618996-EPP-1-2020-1-BA-EPPKA2-CBHE-JP

Kohëzgjatja: 15.01.2021-14.01.2024

Programi: ERASMUS+ KA2  

Ky projekt synon të kontribuojë për të promovuar qasje inovative dhe ndër-disiplinore të mësimdhënies (STEAM) në arsim duke hartuar, zhvilluar dhe vlerësuar një kurs Master në Shkencë në Edukimin STEAM. Qëllimi i projektit është të krijohet një MASTER në shkencat STEAM (teknologji, inxhinieri, arte, matematikë) duke synuar të kontribuojë në promovimin e qasjeve inovative dhe ndër-disiplinore ndaj mësimdhënies në STE(A)M në arsim duke hartuar, zhvilluar dhe vlerësuar një kurs Masteri në Shkencë në Edukimin STEAM. Ky kurs ka fokus studentët, mësuesit dhe profesionistët që kërkojnë njohuri dhe aftësi për të nxitur ndryshimin arsimor në përgjigje të një bote gjithnjë e më teknologjike. Kursi në STEAM do të sigurojë një kuptueshmëri kombëtare, ndërkombëtare të orientuar në praktikë për mënyrat me të cilat debatet thelbësore për arsimin formal dhe joformal të STEAM-it mund të gjenerojnë përgjigje për çështje sociale dhe mjedisore.

Rezultatet e pritshme nga projekti:

  • Hapja e një masteri MSc të ri në arsimin STEAM në bashkëpunim me Fakultete të UT dhe jashtë saj.
  • Forcimi i bashkëpunimit midis Fakulteteve të Universitetit të Tiranës;
  • Ndërkombëtarizimi i UT duke ofruar më shumë diploma (në gradën master) në gjuhën Angleze.

Partnerë të projektit janë:

  • University of Mostar – KOORDINATOR,
  • UNIVERSITETI VLORËS, 
  • UNIVERSETI SHKODRËS,
  • UNIVERSITETI KORÇËS, 
  • SKYBRIDGE PARTNERS OUTSOURCING SERVICES IKE, GREECE,
  • UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA, 
  • UNIVERSITETI PUBLIK KADRI ZEKA, 
  • KOLEGJI NDËRKOMBËTAR PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI UBT KOSOVË, 
  • UNIVERSUM COLLEGE, KOSOVË,
  • HELLENIC OPEN UNIVERSITY, 
  • UNIVERSITY OF CYPRUS, 
  • METROPOLITAN COLLEGE GREECE,
  • CSI CENTER FOR SOCIAL INNOVATION LTD, CYPRUS, 
  • MINISTRY OF EDUCACION SCIENCE AND SPORTS, BOSNIA & HERZEGOVINA,
  • UNIVERZITET U SARAJEVU, 
  • UNIVERZITET U BIHACU, 
  • UNIVERSITETI I TIRANES, 
  • EUROPEAN UNIVERSITY OF TIRANA.