Ndërtimi i infrastrukturës për zhvillimin e kompetencës digitale dhe mjedisore në edukimin biologjik për mbështetjen cilësore në formimin dhe edukimin e vazhduar të mësuesve - UNIVERSITETI I TIRANËS

Ndërtimi i infrastrukturës për zhvillimin e kompetencës digitale dhe mjedisore në edukimin biologjik për mbështetjen cilësore në formimin dhe edukimin e vazhduar të mësuesve

Titulli: “Ndërtimi i infrastrukturës për zhvillimin e kompetencës digitale dhe mjedisore në edukimin biologjik për mbështetjen cilësore në formimin dhe edukimin e vazhduar të mësuesve”,  

Referencë: Nr. 821/1 Prot., datë 11.07.2023;

Kohëzgjatja: 2023-2024;

Qëllimi i projektit është ngritja e laboratorit metodologjik të zhvillimit të kompetencës dixhitale “LIVINGLAB” me mjete dhe metoda bashkohore të mësimdhënies dhe të mësuarit në fushat e formimit STEM, në funksion të të mësuarit aktiv, ndërtimit të kompetencës dixhitale dhe në përputhje me kërkesat e reja të tregut të punës për formimin e mësuesve STEM, përmes përfshirjes së tyre si gjatë formimit universitar edhe në punë kërkimore në kuadër të mikrotezave, doktoraturave dhe kualifikimit të mëtejshëm pasuniversitar.

Objektivi kryesor është rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe aftësimit praktik të studentëve-mësues STEM në fushën e Biologjisë, përmes ngritjes së një laboratori didaktik me instrumente dhe infrastrukturë bashkëkohore, që mundëson organizimin e mësimit me në qendër studentin, zhvillimin e kompetencës dixhitale dhe asaj mjedisore.

Koordinator: Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Programi: Infrastruktura e Kërkimit Shkencor (PIKSH) për vitin 2023, AKKSHI