Erasmus + Days 2020 në Universitetin e Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Erasmus + Days 2020 në Universitetin e Tiranës

Në kuadër të Ditëve Erasmus+ 2020, Universiteti i Tiranës organizoi një seancë informuese mbi Programin Erasmus+ dhe implementimin e tij në UT.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektori i Universitetit të Tiranës, Zj. Ada Ramaj, Drejtuese e Zyrës Erasmus+ për Shqipërinë, Zj. Anne-Elisabeth Gautier, Atashe për Bashkëpunimin Ambasada Franceze, si dhe staf akademik i Universitetit të Tiranës.

Në fjalën e tij, Rektori i UT-së, Prof. Dr.Artan Hoxha, shprehu mbëshetjen e tij të plotë për pjesëmarrjen në Programet Erasmus + , duke nxitur dhe rritur numrin e marrëveshjeve ndërinstitucinale me qëllim rritjen e mundësive për zhvillimin e mobiliteteve për studentët dhe stafin e UT-së. Gjithashtu Rektori shprehu mbështetjen e tij maksimale në rritjen e ekspertizës në burime njerëzore dhe struktura të konsoliduara për rritjen e shkrimit dhe manaxhimit të projekteve në kaudër të Programit Erasmus + dhe më gjerë.   

Në vijim, Rektori falenderoi zj. Ada Ramaj për bashkëpunimin e frytshëm të Zyrës Kombëtare Erasmus + me Universitetin e Tiranës.

Në fjalën e saj zj. Ada Ramaj foli për mundësitë e ardhshme të Programit Erasmus + si dhe siguroi një bashkëpunim edhe më të lartë me UT.

Po ashtu Prof. Dr. Artan Hoxha falenderoi zj. Anne-Elizabeth Gautier, Atashe për Bashkëpunimin në Ambasadën Francesë, për mbështetjen e deritanishme që i kanë dhënë studentëve dhe stafit të UT.

Në fjalën e saj Zj. Anne Elisabeth Gautier shprehu se Ambasada Franceze do të vijojë të mbështesë në projekte dhe angazhime të ndryshme stafin dhe studentët e UT-së.

Ky takim shërbeu për të promovuar mundësitë e mobiliteteve dhe pjesëmarrjen e UT-së në projekte të ndryshme, pjesë e programit Erasmus +, duke ndarë disa prej eksperiencave dhe praktikave më të mira.