Nënshkrimi i marrëveshjes midis UT dhe Dhomës së Provës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Nënshkrimi i marrëveshjes midis UT dhe Dhomës së Provës

Sot, në sallën e Senatit Akademik të Rektoratit të Universitetit të Tiranës u nënshkrua marrëveshja midis UT dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës.

Universiteti i Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës kanë për qëllim bashkëpunimin në drejtim të ofrimit të mundësive të trajnimit, kualifikimit, ofrimit të lehtësive, zhvillimit të praktikave, shkëmbimit të informacionit, studime statistikore e historike gjatë programeve të studimit master e doktoraturë në të drejtën penale përsa ka të bëjë me punime shkencore e kërkimore në drejtim të shërbimit të provës, si një fushë e re, e paaplikuar ende nga drejtësia penale shqiptare, për të cilën janë duke u punuar projekte dhe programe të ndryshme për zbatimin e saj.

Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Z. Ilir Qafa, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës.

Të pranishëm ishin dekan të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, përfaqësues nga Shërbimi i Provës dhe staf i UT-së.