Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Zyrës Shqiptare të të Drejtës së Autorit - UNIVERSITETI I TIRANËS

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Zyrës Shqiptare të të Drejtës së Autorit

Ditën e enjte, datë 25.06.2015 në orën 11:00  Sallën e Senatit Akademik të Universitetit te Tiranës, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit.

 

Universiteti i Tiranës dhe Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit  kanë objektiv informimin dhe sensibilizimin e studentëve, personelit akademik, si dhe kandidatëve që duan të promovohen me marrjen e titujve akademikë, si dhe i rretheve të tyre shoqërore dhe sociale, duke ju vënë në dispozicion dispozitat ligjore mbi të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të, përfshirë këtu dhe informimin mbi menaxhimin kolektiv nga agjencitë e licensuara të menaxhimit kolektiv që operojnë në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me të.

 

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm nga Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor  i Universitetit të Tiranës  dhe  Z.Evien Dako, Drejtor i Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit, dekanë dhe pedagogë të UT-së, studentë etj.