Njoftim mbi zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim mbi zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit

Njoftim:

Agjensia Kombëtare e punësimit dhe aftësive, njofton Universitetin e Tiranës se në kuadër të zbatimit të Programeve të Nxitjes së Punësimit, dhe më konkretisht të VKM nr. 17, datë 15.01.2020, “Për Procedurat, Kriteret dhe Rregullat për Zbatimin e Programeve të Nxitjes së Punësimit nëpërmjet Punësimit, Formimit në Punë dhe Praktikave Profesionale”, i ndryshuar.

Pjesë e këtij programi do të jenë të gjithë punëkërkuesit e regjistruar të papunë, të cilët janë të sapodiplomuar, deri në 24 muajt e fundit pas diplomimit.  Nga ana tyre kërkohet informimi i studentëve dhe paraqitja pranë institucionit të Agjencisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, për t’u regjistruar si punëkërkues të papunë.

Programi ka si qëllim për tu mundësuar të sapodiplomuarve praktika profesionale duke krijuar tranzion të shpejtë në tregun e punës në të njëjtën fushë ose në fushë të ngjashme në të cilën ka studiuar i diplomuari, për një kohëzgjatje 6-mujore.

 

Adresa:
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Rr. Rifat Bodinaku, Nd.20, H.6, Njësia Administrative nr.2, Tiranë.
www.puna.gov.al
Nr. Tel: 044538296/7