Njoftim për 2(dy) vende të lirë pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për 2(dy) vende të lirë pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Tiranës

Njoftim për 2(dy) vende të lirë pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.

Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 2(dy) vende të lira pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, të emërtesës “specialist” në Sektorin e Inovacionit dhe Statistikave, në Drejtorinë e Teknologjisë, Inovacionit dhe Statistikave, si dhe vendin e punës “Specialist” në Sektorin Juridik, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme.

  1. Kandidatët konkurrentë për vendin e punës, “specialist” në Sektorin e Inovacionit dhe Statistikave, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kriteret e përgjithshme:

  1. Të jenë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar. 
  2. Të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Master Profesional”, preferohet në fushën e Ekonomiksit, Statistikë Informatike, Informatikës ose Matematikës.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  4. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna. 

Kriteret e veçanta:

  1. Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 1-vit, preferohet ekesperiencë pune në sektorë të ngjashëm.
  2. Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
  3. Të ketë aftësi analizuese dhe përgjithësuese.
  4. Të ketë njohuri të mira në programet kompjuterike të cilat lidhen me fushën e punës, të provuara me dëshmi.
  5. Të njohë me dëshmi gjuhën angleze.
  6. Kandidatët konkurrentë për vendin e punës “Specialist” në Sektorin Juridik, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme

  1. Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Drejtësi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  3. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.                                                            

Kritere të veçanta

  1. Preferohet të kenë eksperiencë pune deri në 1 vit;
  2. Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë;
  3. Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi;
  4. Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi;
  5. Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vitae;
  3. Diplomë e studimeve universitare dhe lista e notave (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga institucioni përgjegjës;
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  7. Dëshmi që të vërtetojë njohuritë e përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar);
  8. Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar);
  9. Raport mjekësor për aftësinë në punë.

Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 07.03.2022 – 21.03.2022. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.