PËR PROCEDURAT E PRANIMIT DHE TË REGJISTRIMIT NË UNIVERSITETIN E TIRANËS PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022 TË KANDIDATËVE QË APLIKOJNË PËR TRANSFERIM TË STUDIMEVE DHE PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI; TROJET DHE KATEGORITË E VECANTA; SHTETAS TË HUAJ; CIKLI I DYTË I STUDIMEVE. – UNIVERSITETI I TIRANËS

PËR PROCEDURAT E PRANIMIT DHE TË REGJISTRIMIT NË UNIVERSITETIN E TIRANËS PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022 TË KANDIDATËVE QË APLIKOJNË PËR TRANSFERIM TË STUDIMEVE DHE PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI; TROJET DHE KATEGORITË E VECANTA; SHTETAS TË HUAJ; CIKLI I DYTË I STUDIMEVE.

Udhëzim Nr. 11, datë 02.06.2021, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e Arsimit të lartë”, të ndryshuar””.
Udhëzim Nr.15, datë 26.05.2020, Disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar.
Udhëzim Nr. 17, datë 30.07.2019, Disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin Nr.10, datë 15.05.2019 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë”.
Urdhër i përbashkët Nr. 6 datë 25.06.2021, “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, në programet e integruara të ciklit të dytë të studimeve si dhe në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2021-2022” (midis Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar).

Kreu IV/1. Transferimet dhe programet e dyta për ciklin e parë dhe ciklin e dytë të integruar.

Kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë, kanë të drejtë të aplikojnë pranë IAL-ve në datat: 02.09.2021 – 13.09.2021

Afatet e përfundimit dhe data e realizimit:

Referenca në Udhëzim Afatet e përfundimit dhe data e realizimit
Aplikim 02.09.2021 – 13.09.2021
Shpallja e listave të kandidatëve që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe ato të kandidatëve që kanë aplikuar për program të dytë studimi.

17.09.2021

Shqyrtimi i aplikimeve, vlerësim i dosjeve nga komisioni.

23.09.2021
Publikimi i listave me renditjen e kandidatëve 24.09.2021
Ankimimi Brenda tre ditëve kalendarike nga data e shpalljes së rezultateve
Shpallja e listave përfundimtare me renditjen e kandidatëve  

27.09.2021

Regjistrimi i kandidatit 07.10.2021 – 11.10.2021
Plotësimi i kuotave të mbetura bosh, sipas kandidatëve të renditur sipas pikëve të fitura mbas vijës së kuqe.

18.10.2021

Dërgimi i listave të studentëve të regjistruar brenda datës të përcaktuar në QSHA 15.12.2021

Dokumentacioni i nevojshëm referuar udhëzimit të MASR Nr.10 datë 15.05.2019, i ndryshuar, kreu IV/1 pika 8.

Kreu IV/2, Kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin jetim, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian, aplikojnë pranë IAL-ve, në datat: 02.09.2021 – 13.09.2021

Afatet e përfundimit dhe data e realizimit:

 Referenca në Udhëzim Afatet e përfundimit dhe data e realizimit
Aplikim 02.09.2021 – 13.09.2021
Publikimi i listave jo përfundimtare të fituesve  

18.09.2021

Ankimim Brenda tre ditëve kalendarike nga data e shpalljes së rezultateve
Shpallja e listave përfundimtare të kandidatëve fitues  

26.09.2021

Regjistrimi i kandidatit 26.09.2021-03.10.2021
Plotësimi i kuotave të mbetura bosh (ulja e vijës)  

04.10.2021

Përfundimi i regjistrimeve i të gjithë kandidatëve fitues sipas dokumentave të dorëzuar në momentin e aplikimit.  

 10.10.2021

Dërgimi i listave të studentëve të regjistruar brenda datës të përcaktuar në QSHA    

  15.12.2021

Dokumentacioni i nevojshëm referuar udhëzimit të MASR Nr.10 datë 15.05.2019, i ndryshuar, kreu IV/2 pika 8 për kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin jetim, si dhe kandidatët e komunitetit rom dhe egjiptian. Kreu IV/3 pika 5 për kandidatë shtetas të huaj.

Kreu IV/3. Të gjithë kandidatët shtetas të huaj që dëshirojnë të ndjekin studime në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në IAL, aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë në datat: 02.09.2021 -13.09.2021.

Referenca në Udhëzim Afatet e përfundimit dhe data e realizimit
Aplikim 02.09.2021 – 13.09.2021
Publikimi i listave jo përfundimtare të fituesve  

18.09.2021

Ankimim Brenda tre ditëve kalendarike nga data e shpalljes së rezultateve
Shpallja e listave përfundimtare të kandidatëve fitues  

26.09.2021

Regjistrimi i kandidatit 26.09.2021-03.10.2021
Dërgimi i listave të studentëve të regjistruar brenda datës të përcaktuar në QSHA    

 15.12.2021

Kreu IV/4.  Pranimet në ciklin e dytë të studimeve “Master profesional” dhe “Master i Shkencave”

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë, për të gjitha kategoritë e kandidatëve, bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, në IAL përkatësisht deri më datë 11.10.2020.

Afatet e përfundimit dhe data e realizimit:

Referenca në Udhëzim Afatet e përfundimit dhe data e realizimit
Aplikimi Deri më datë 18.10.2021
Shpallja e aplikantëve fitues të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve, të miratura  

29.10.2021

Ankimimi Brenda tre ditëve kalendarike nga data e shpalljes së rezultateve
Regjistrimi i kandidatëve në programet e studimit ku janë shpallur fitues  

Deri më datë 13.11.2021

Shpallja e listave emërore të kandidatëve të registruar 05.11.2021
Dërgimi i listave të studentëve të regjistruar brenda datës të përcaktuar në QSHA 21.12.2021

Kreu IV/5. Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e ciklit të dytë të studimeve kanë të drejtë të aplikojnë pranë IAL-ve, Deri më datë 04.11.2021.

Referenca në Udhëzim Afatet e përfundimit dhe data e realizimit
Aplikim Deri më datë 04.11.2021
Shpallja e listave të kandidatëve që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe ato të kandidatëve që kanë aplikuar në program të dytë stduimi  

06.11.2021

Shqyrtimi i dosjeve të kandidatëve 10.11.2021
Shpallja e listave për çdo program studimi 11.11.2021
Ankimimi Brenda tre ditëve kalendarike nga data e shpalljes së rezultateve
Shpallja e listave përfundimtare me renditjen e kandidatëve 13.11.2021
Regjistrimi i kandidatëve 14.11.2021-18.11.2021
Kuotat e paplotësuara plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikëve të fituara mbas vijës së kuqe, brenda datsë së përcaktuar.  

19.11.2021

Dërgimi i listave të studentëve të regjistruar brenda datës të përcaktuar në QSHA  

21.12.2021

Kreu IV/6, Pranimet në ciklin e tretë të Studimeve “Master ekzekutiv”

Referenca në Udhëzim Afatet e përfundimit dhe data e realizimit
Aplikim Deri më datë 18.10.2021
Shpallja e listave të kandidatëve që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe ato të kandidatëve që kanë aplikuar në program të dytë stduimi  

29.10.2021

Ankimimi Brenda tre ditëve kalendarike nga data e shpalljes së rezultateve
Regjistrimi i kandidatëve Deri më datë 13.11.2021
Dërgimi i listave të studentëve të regjistruar brenda datës të përcaktuar në QSHA  

21.12.2021