Përfshirja e praktikave më të mira ndërkombëtare në kurrikulën e programit ekzekutiv mbi anëtarësimin në BE - UNIVERSITETI I TIRANËS

Përfshirja e praktikave më të mira ndërkombëtare në kurrikulën e programit ekzekutiv mbi anëtarësimin në BE

Titulli: «Përfshirja e praktikave më të mira ndërkombëtare në kurrikulën e programit ekzekutiv mbi anëtarësimin në BE»,

Kohëzgjatja:12 muaj;

Qëllimi i projektit është të rrisë cilësinë dhe shkallën  e ndërkombëtarizimit të ofertës akademike të ISE-së specifikisht programin që formon kapacitetet teknike për procesin e negociatave. Objektivat specifike të projektit janë:

  • Përfshirja e ekspertëve të Kolegjit të Evropës dhe Komisionit Evropian në përditësimin dhe përmirësimin e përmbajtjes së programit Ekzekutiv të ISE-së;
  • Angazhimi i Ekspertëve Evropianë në hartimin e strategjisë së re të zhvillimit të ISE-së në kuadër të negociatave për anëtarësim dhe kontributit që pritet të japë;
  • Angazhimi i ekspertëve dhe lektorëve të Kolegjit të Evropës në programin Ekzekutiv të ISE-së;
  • Integrimi, njohja e stafit dhe studentëve të ISE-së me proaktikat më të mira të Kolegjit të Evropës dhe institucioneve evropiane.

Koordinator: Instituti i Studimeve Evropiane;

Programi: Ndërkombëtarizimi i programeve të studimit për vitin akademik 2023-2024, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit