Përmirësimi i infrastukturës së Laboratorëve të Inxhinierisë Kimike me infrastrukturë kompjuterike për simulim dhe optimizim si dhe për impjante pilot eksperimentale për procesin mësimor dhe kërkimin shkencor; - UNIVERSITETI I TIRANËS

Përmirësimi i infrastukturës së Laboratorëve të Inxhinierisë Kimike me infrastrukturë kompjuterike për simulim dhe optimizim si dhe për impjante pilot eksperimentale për procesin mësimor dhe kërkimin shkencor;

Titulli: Përmirësimi i infrastukturës së Laboratorëve të Inxhinierisë Kimike me infrastrukturë kompjuterike për simulim dhe optimizim si dhe për impjante pilot eksperimentale për procesin mësimor dhe kërkimin shkencor

Reference: Vendim Nr. 2., Bordi AKKSHI, datë 08.08.2019

Financues: AKKSHI në kuadër të “Paktit për Universitetin”

Kohëzgjatja: 12 muaj

Objektivat e projektit janë:

  • Forcimi i disa proceseve më rëndësi të madhe në formimin professional të studentëve të inxhinierisë së proceseve kimike;
  • Përmirësimi i infrastrukturës së laboratorëve të inxhinierisë kimike me impjante pilot eksperimentale për procesin kërkimor dhe kërkimin shkencor

Objektivat specifike:

  • Porositja e pajisjeve me specifikime të qarta sipas profileve përkatëse
  • Furnizimi dhe vënia në punë me demonstrim nga kompania lëvruese së bashku me asistencën për trajnimin e stafit;
  • Kryerjen e testeve dhe provave në grup me studentë dhe pedagogë të stafit të departamentit

Rezultatet e pritshme:

  • Të rritet numri i posteve të punës me kompjutera të specializuar për modelim, simulim dhe optimizëm të proceseve sepse aktualisht punohet 3-4 persoa me një kompjuter;
  • Do të rritet cilësia e e mësimdhënies përmes përdorimit të këyre pajisjeve që garantojnë cilësi të eksperimenteve, pasi studentët do të provojnë më duart e tyre të manovrojnë procese industrial, si edhe të marrin pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare;

Përfituesit nga ky projekt pritet të jenë:

  • Studentët e programeve të studimit të shkollimit të Departamentit të Kimisë Industriale për Master në Inxhinierinë e Proceseve Kimike si edhe studentët e programve të shkollimit të Kimisë Industriale dhe Ushqimore;
  • Pëdagogët që mbulojnë disiplinat përkatëse të mësimdhënies në rritjen e specializimit të tyre dhe përmirësimin e metodologjive të mësimdhënies

Rezultatet finale të projektit synojnë të shndërrohen në një start-up veçanërishtt lidhur me aplikimin për akreditimin e Laboratorit të Inxhinierisë Kimike, duke ofruar shërbime për të tretët, duke rritur mundësinë e pjesëmarrjes në projekte ndërkombëtare në rajon apo dhe EU.

Institucioni zbatues: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës