Realizimi i audioguidave për muzeun “Shtëpia e Gjetheve”

Titulli: Realizimi i audioguidave për muzeun “Shtëpia e Gjetheve” 

Financues: Agjencia Universitare e Frankofonisë

Kohëzgjatja: Dhjetor 2018- Prill 2019

Objektivat :

  • Të zhvillojë “edukimin nëpërmjet kërkimit”
  • Të nxisë frymën reflektuese dhe kritike të studentëve
  • Të profesionalizojë
  • Të përfshijë studentët në një projekt bashkëpunues
  • Të mobilizojë njohuritë e transferueshme edhe në aktivitete të tjera të fushës turistike

 

Aftësitë e përfituara:

  • Aftësi ligjërimore dhe gjuhësore (në frëngjisht)
  • Aftësi teknike të informacionit dhe komunikimit
  • Kompetenca kulturore
  • Kompetenca ndërdisiplinore

Rezultatet e pritshme:

  • Audioguida në gjuhën frënge per të gjithe sektorët e muzeut

Ky projekt përfshiu studentët e Masterit Shkencor në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik si dhe ata të vitit te tretë Bachelor, drejtimi Komunikim. Studentët kanë një zotërim të mirë të gjuhës franceze (niveli B1/ B2). Kurrikula e tyre përmban module të lidhura me komunikimin, kulturën dhe qytetërimin si: Historia e Francës, Qytetërimi Francez, Historia e Artit, Teoritë e Komunikimit, Komunikimi ndërkulturor, Komunikimi turistik, Strategjitë dhe teknikat e komunikimit etj. Profili i studentëve është mjaft homogjen në lidhje me aftësitë e tyre gjuhësore, ndërdisiplinore, shumëgjuhësore dhe socio-kulturore.

Kjo përvojë profesionale ofroi për studentët realizimin e një produkti që del nga korniza klasike e detyrave universitare dhe i ballafaqoi me problematikat, kushtëzimet dhe përgjegjësitë e një pune në një kuadër profesional. Studentët kanë mundësi të përballen me përmbushjen e objektivat si në botën reale të punësimit: duke punuar në ekipe dhe me partnerë, duke respektuar afatet dhe planifikimin rigoroz, etj.

Në nivelin universitar, ky projekt afirmoi mbështetjen dhe përfshirjen e studentëve në projekte dhe veprimtari të aktorëve kulturorë dhe turistikë (si muzetë, mediat) si dhe vullnetin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve me partnerët në fushën profesionale.

Partnerë:

  • Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
  • Muzeu Kombëtar “Shtëpia e Gjetheve” në Tiranë
  • Radio Tirana International në frëngjisht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *