Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, priti në një takim Ambasadorin e parë të Japonisë në Tiranë, SH.T.Z. ITO Makoto - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, priti në një takim Ambasadorin e parë të Japonisë në Tiranë, SH.T.Z. ITO Makoto

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, priti në një takim Ambasadorin e parë të Japonisë në Tiranë, SH.T.Z. ITO Makoto.

Në takim ishin të pranishëm zj. Morikawa Hiroko, Përgjegjëse e Sektorit të Kulturës, Prof. Dr. Dhori Kule, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë UT dhe Prof. Asoc. Dr. Etleva Leskaj, Përgjegjëse e Departamentit të Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë. 

Ambasada Japoneze dhuroi libra në fushën e Ekonomisë, që do t’i shtohen fondit të librave në bibliotekën e FE UT.

Rektori dhe Dekani falenderuan Ambasadorin Hito për donacionin.

Ndër të tjera, Prof. Dr. Artan Hoxha shprehu dëshirën dhe interesin e Universitetit të Tiranës për të rritur bashkëpunimin me universitetet japoneze në fushën e shkëmbimit të stafit dhe studentëve, projekteve kerkimore shkencore dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.