Rrjeti UniAdrion së bashku me Forumin e Dhomave të Tregtisë (Forumi AIC), ofrojnë mundësi praktike (internshipi) për studentët që i përkasin rrjetit të Universiteteve UniAdrion. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rrjeti UniAdrion së bashku me Forumin e Dhomave të Tregtisë (Forumi AIC), ofrojnë mundësi praktike (internshipi) për studentët që i përkasin rrjetit të Universiteteve UniAdrion.

Rrjeti UniAdrion së bashku me Forumin e Dhomave të Tregtisë (Forumi AIC), ofrojnë mundësi praktike (internshipi) për studentët që i përkasin rrjetit të Universiteteve UniAdrion.

Projekti Western-BALKANship, i financuar nga Ministria e Jashtme Italiane nëpërmjet Iniciativës Adriatiko Joniane, u jep mundësinë studentëve të kryejnë një praktikë 3-mujore në kompani të përzgjedhura në zonën Adriatiko-Joniane dhe synon të promovojë bashkëpunimin ndërkufitar, për studentët italianë në Ballkan dhe anasjelltas.

 

Praktikat do të financohen plotësisht nëpërmjet bursave të dhëna drejtpërdrejt studentëve.

 

Thirrja do të jetë e hapur deri në fund të shkurtit 2024 dhe aplikimi kryhet nga vetë studentët.

 

Për më shumë informacion:

https://www.esteri.it/en/

https://www.aii-ps.org/about/working-structures/permanent-secretariat-ps

 

Të gjithë studentët e interesuar mund të kontaktojnë: western-balkanship@aii-ps.org.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!