Seminar “Roli i Filozofisë në Shoqërinë Shqiptare” - UNIVERSITETI I TIRANËS

Seminar “Roli i Filozofisë në Shoqërinë Shqiptare”

Më datë 10 Prill 2015, në ambjentet e Fakultetit të Shkencave Sociale,  në sallën “Aula Magna” u organizua seminari me temën “Roli i Filozofisë në Shoqërinë Shqiptare”. 

Në këtë aktivitet morrën pjesë Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof.Dr. Dhori Kule, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof.Dr. Theodhori Karaj, Drejtori i Institutit të Zhvillimit të Arsimit, Dr. Gerti Janaqi, profesorë të filozofisë nga Universiteti “Fan Noli” i qytetit të Korçës, profesorë si dhe studentë të Departamentit të Filozofisë.  

Qëllimet e këtij aktiviteti ishin: 

 1.Promovimi i vleravë të filozofisë si një dije jo vetëm teorike e mendje-formuese por edhe si një përvojë me vlerë e ofruese      aftësish për përmirësimin e shoqërisë. 

 2.Inkurajimi i zhvillimit të njohurive, shprehive dhe eksperiencave në këtë fushë te studentët e Degës së Filozofisë.

 3.Analizimi i problemeve konkrete që dalin në lidhjen e kësaj dije me kërkesat e shoqërisë dhe tregut të punës.

 4.Inkurajimi i përhapjes, lobimit dhe mbështetjes së studiuesve e studentëve të filozofisë për t’u integruar  me sukses në shoqërinë tonë e më gjërë.

Ky aktivitet i shërben stafit akademik të Departamentit të Filozofisë, mësuesve të shkollave të mesme si edhe studentëve të filozofisë pasi:

– Synon të kontribuojnë në shkëmbimin e ideve, koncepteve e praktikave ndërmet profesionistëve të fushës.

– Të prezantojë ndikimin që ka kurikula e degës së filozofisë në përgatitjen e një kontigjenti intelektualësh e nëpunësish të cilë mund të përmirësojnë me ide dhe aftësi lidershipin dhe zbatimin e parimeve të demokracisë.

– Të rrisë ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve, institucione, shoqëri civile e universitete për ndikimin e filozofisë në kulturën e një kombi dhe politikbërjen e tij. T? rivendoset filozofia si l?nd? bërthamë n? shkollat e mesme siç ndodh n? shumicën e programeve e shkollave t? mesme evropiane.

– Angazhimi i studentëve dhe pedagogëve në një kontekst më të gjërë të fushës së mësimdhënies së filozofisë dhe aplikimeve të saj.

– Rritja e bashkëpunimit dhe ndërveprimit  institucional të Departamentit të Filozofisë me departamentet e tjera në kuadër të përmirësimit të punës shkencore dhe projekteve të përbashkëta.