Shqipëri-Bullgari, më shumë hapësirë bashkëpunimi universitar! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shqipëri-Bullgari, më shumë hapësirë bashkëpunimi universitar!

Shqipëri-Bullgari, më shumë hapësirë bashkëpunimi universitar!

Shqipëria dhe Bullgaria, si vende të të njëjtit rajon, duhet të shtyjnë me tej bashkëpunimin jo vetëm politik dhe ekonomik. Fusha e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor është një hapësirë që ofron shumë mundësi. Zëvendës presidentja e Republikës së Bullgarisë, Zonja Iliana Iotova, gjatë vizitës së saj në Shqipëri, u ndal edhe në Universitetin e Tiranës. Nën shoqërinë e një delegacioni që përbëhej kryesisht nga njerëz të botës akademike, zv presodentja e Bullgarisë dhe Rektori i Univeristetit të Tiranës, Prof.Dr. Artan Hoxha, diskutuan mundësitë dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të studentëve dhe pedagogëve, bashkëpunimin në kryerjen e studimeve dhe kërkimin shkencor. “Ka një interes në rritje për gjuhët dhe kulturën e vendeve fqinje – tha rektori i UT – ndaj ne duhet të mbështesim dhe nixisim më tej këtë interesim, për të konsoliduar e thelluar bashkëpunimin që ekziston deri më sot, si dhe të hedhim hapa të tjerë në nivel universitar dhe akademik”.