Takimi i Projektit JoinEU-SEE - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takimi i Projektit JoinEU-SEE

Më datë 22-24 Prill 2015, në Universitetin e Tiranës u organizua takimi i projektit JoinEU-SEE Penta/JoinEU-SEE IV ”Selection/Steering Committee Meeting”. Në këtë takim morën pjesë universitetet partnere nga vendet e Europës dhe Ballkanit Perëndimor. Universiteti i Tiranës në rolin e bashkë-koordinatorit ishte këtë herë njëkohësisht edhe mikëpritësi i këtij takimi.
 
Gjatë takimit u diskutua për shpërndarjen përfundimtare të granteve dhe aplikantët e përzgjedhur të thirjes së dytë të aplikimit për bursa në projektin JoinEU-SEE-Penta.
 
Partnerët gjithashtu morën pjesë në takimin e Komitetit Drejtues të projekteve JoinEU-SEE Penta dhe JoinEU-SEE IV, ku diskutuan çështje të rëndësishme në lidhje me menaxhimin dhe organizimin e lëvizshmërisë të studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ.