Takimi i rradhës i Prof. Laura Baecher me lektorët e rinj - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takimi i rradhës i Prof. Laura Baecher me lektorët e rinj

Takimi i rradhës i Prof. Laura Baecher me lektorët e rinj

? Në takimin e radhës së pedagogëve të rinj të Universitetit të Tiranës dhe Profesoreshë Laura Baecher, në kuadër të zhvillimit të vazhduar profesional, nismë kjo e marrë nga “Qëndra Virtuale” e UT-së, me qëllim përmirësimin e njohurive, qëndrimeve, vlerave dhe aftësive të pedagogëve të këtij institucioni.

? Përgjatë gjithë diskutimit u theksua

që i mësuari aktiv është një qasje ndaj mësimdhënies dhe procesit të të nxënit, që përfshin angazhimin aktiv të studentëve me materialin e kursit përmes diskutimeve, zgjidhjes së problemeve, studimeve të rasteve, hulumtimeve, mbledhjes dhe analizës së të dhënave, prezantimin e tyre, lojërave me role dhe metodave të tjera.

?Pjesëmarrësit u angazhuan në veprimtari të ndryshme të cilat e bënë gjithë aktivitetin, mjaft interesant dhe tërheqës.