Thirrje për “Shprehje interesi për ekspertë të Komisioneve të Vlerësimit Teknik të projekteve në Universitetin e Tiranës” – UNIVERSITETI I TIRANËS

Thirrje për “Shprehje interesi për ekspertë të Komisioneve të Vlerësimit Teknik të projekteve në Universitetin e Tiranës”

THIRRJE PËR “SHPREHJE INTERESI PËR EKSPERTË TË KOMISIONEVE TË VLERËSIMIT TEKNIK TË PROJEKTEVE NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”

 

Në zbatim të ligjit Nr. 80, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universitetit të Tiranës miratuar me Urdhërin e MASR Nr.816, datë 26.12.2018, të Vendimit të Senatit Akademik Nr.29, datë 22.07.2021, të Vendimit të Bordit të Administrimit Nr.34, datë 02.09.2021, Universiteti i Tiranës shpall thirrjen për aplikim për ekspertë të Komisioneve të Vlerësimit të projekteve në programin “UT – Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion” sipas fushave të mbuluara nga njësitë e mëposhtëme:

 

  1. Fakulteti i Shkencave Sociale;
  2. Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
  3. Fakulteti i Ekonomisë;
  4. Fakulteti i Drejtësisë;
  5. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  6. Fakuleti i Historisë dhe Filologjisë;
  7. Instituti i Studimeve Evropiane;
  8. Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar.

Për kriteret, dokumentacioni për aplikim për ekspertë të Komisioneve të Vlerësimit të projekteve në programin “UT – Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion” (Kliko këtu)