Train to enforce, – Train 2 EN4CE

Titulli: Train to enforce, – Train 2 EN4CE

Referencë: 854038

Kohëzgjatja: 30 muaj

Programi: European Union Justice Programe

Ky projekt adreson nevojën për praktikuesit ligjorë të kualifikuar (gjyqtarë, avokatë), të mirëinformuar dhe të aftë për aplikimin dhe funksionalitetin e së drejtës procedurale të BE-së (EOPP dhe ESCP). Për më tepër, projekti trajton boshllëqet në trajnimin në gjuhës juridike, duke qenë se trajnimi mbi terminologjinë juridike anglisht do të përfshihet në aktivitete.

Objektivat e përgjithshme të projektit mund të identifikohen në pajisjen e gjyqtarëve dhe avokatëve me njohuri dhe aftësi për zbatimin e duhur dhe efikas të mekanizmave të azhurnuar të ligjit procedural të BE-së që kanë të bëjnë me grumbullimin e borxheve ndërkufitare. Në të vërtetë, projekti do të kontribuojë në rritjen e besimit të ndërsjellë në drejtësinë ndërkufitare, duke lehtësuar pabarazinë midis Shteteve Anëtare

Objektivat e projektit:

  • T’u ofrojë gjyqtarëve dhe avokatëve trajnime pa pagesë, interaktive dhe të orientuara në praktikë në një mënyrë ndërkombëtare dhe shumëgjuhëshe, duke aplikuar teknologjitë moderne për qëndrueshmërinë afatgjatë të rezultateve.
  • Qëllimi kryesor i trajnimit është rritja e njohurive të të trajnuarve mbi të drejtën civile të BE-së, në veçanti EOPP dhe ESCP.
  • Trajnimi do të përqëndrohet në praktikat e mira të azhurnuara dhe të përshtatura për nevojat e identifikuara të trajnerëve me qëllim që të pajisë trajnerët vetëm me metodat më relevante dhe më të rëndësishme të zbatimit të dy Rregulloreve.
  • Trajnimi do të ofrohet në secilin nga Shtetet Anëtare të përfshira, nga ekipet e trajnerëve me prejardhje akademike, të cilët do t’i nënshtrohen vizitave të shkëmbimit në Shtetet e tjera anëtare, të përfshira në mënyrë që të përshpejtojnë kuptueshmërinë dhe transferimin e praktikave të mira në mjedise krahasuese dhe për të forcuar besimin e ndërsjellë ndërmjet praktikuesit ligjorë në bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar.
  • Trajnimi do të përfshijë udhëzime mbi terminologjinë përkatëse ligjore në anglisht, për të promovuar një kuptim të njëtrajtshëm të Rregulloreve dhe për të hequr barrierat gjuhësore.
  • Publikimi i materialeve të trajnimit dhe i rezultateve të projektit në faqen e internetit të projektit do të nxisë të nxënët për të gjithë personat e interesuar në kuptimin, zbatimin dhe praktikave më të mira të Rregulloreve në fjalë.
  • Krijimi i rrjetit të trajnimit me shtetet kandidate të BE.
  • Konsorciumi TRAIN2EN4CE synon zgjerimin e rrjetit ndërkufitar të ofruesve të trajnimit për gjyqtarët dhe avokatët. Më saktësisht, konsorciumi përbëhet nga një partneritet midis universiteteve dhe organizatave degë të vendosura në shtatë shtete të ndryshme anëtare.

Partner kryesor: UNIVERZA V MARIBORU

Partnerët:

  1. GOTTFRIED WILHELM LEIBNIZ UNIVERSITAET HANNOVER
  2. UNIVERSITAET GRAZ
  3. SVEUCILISTE U RIJECI, PRAVNI FAKULTET
  4. UNIVERSIDADE DA CORUNA
  5. UNIVERSITETI I TIRANËS, FAKULTETI I DREJTËSISË
  6. UNIVERSITA DEGLI STUDI DI TRIESTE
  7. UPPSALA UNIVERSITET

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *