Trendi aktual i migrimit dhe ndikimi në forcat e punës në Shqipëri - UNIVERSITETI I TIRANËS

Trendi aktual i migrimit dhe ndikimi në forcat e punës në Shqipëri

Titulli: “Trendi aktual i migrimit dhe ndikimi në forcat e punës në Shqipëri”;

Referencë: Nr. 1516/1 Prot., datë 22.05.2023;

Kohëzgjatja: 12 muaj;

Qëllimi: Qëllimi i këtij studimi është të shikohet ndikimi aktual i migrimit tek forcat e punës dhe struktura e tyre gjinore, sipas fushave, sipas profesioneve dhe sipas shpërndarjes territoriale si dhe të nxjerre konkluzionet përkatëse dhe të jepen rekomandime konkrete për zbutjen e intensitetit të migrimit nga njera anë dhe për zbutjen e ndikimit të migrimit tek forcat e punës dhe tek nevoja e bizneseve për fuqi punëtore sidomos fuqi punëtore të kualifikuar;

Koordinator: Fakulteti i Ekonomisë;

Programi: Universiteti i Tiranës, Kërkim, Ekselencë, Inovacion (UT-KEI)