Universiteti i Tiranës është njoftuar nga Universiteti Sorbone Paris Nord në Francë, se do të organizojë shkollën verore me temë “Evolucioni i të dhënave dhe teknologjisë për një jetë të qëndrueshme inteligjente  - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës është njoftuar nga Universiteti Sorbone Paris Nord në Francë, se do të organizojë shkollën verore me temë “Evolucioni i të dhënave dhe teknologjisë për një jetë të qëndrueshme inteligjente 

Universiteti i Tiranës është njoftuar nga Universiteti Sorbone Paris Nord në Francë, se do të organizojë shkollën verore me temë “Evolucioni i të dhënave dhe teknologjisë për një jetë të qëndrueshme inteligjente ”.

 

Shkolla verore do të organizohet në kuadër të Aleancës UNINOVIS, në të cilën UT bën pjesë.

 

Shkolla verore do të organizohet në dy etapa:

–          Etapa e parë është online në muajin qershor 2023 (10 orë) me kurse të shkurtra,

–          Etapa e dytë do të jetë fizikisht në datat 3-7 korrik 2023, në Paris.

 

Mund të aplikojnë studentë të nivelit Master ose personel akademik, që akualisht ndjekin studimet PhD në fushën:

–          Shkenca Kompjuterike;

–          Matematikë e Aplikuar;

–          Inteligjencë Artificiale;

–          Shkenca të të dhënave ose të fushave të ngjashme.

 

Aplikimi duhet të kryhet online në linkun: https://forms.office.com/e/AbdMaeSQEU si dhe në adresën e e-mailit: iro@unitir.edu.al të dërgohen të skanuara:

–          Vërtetimi i studentit;

–          CV;

–          Letër motivimi.

 

Studentët e përzgjedhur do të mbulojnë vetë kostot e udhëtimit dhe akomodimit.

 

Afati i aplikimit: 10 maj 2023.

 

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim tuaj!