UT dhe “Polis” marrëveshje bashkëpunimi në fushën akademike dhe shkencore - UNIVERSITETI I TIRANËS

UT dhe “Polis” marrëveshje bashkëpunimi në fushën akademike dhe shkencore

UT dhe “Polis” marrëveshje bashkëpunimi në fushën akademike dhe shkencore

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Polis, me prezencën e rektorëve Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Prof. Dr. Besnik Aliaj, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila përfshin shkëmbimet akademike, kërkimin shkencor, inovacionin dhe projektet e përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Aktualisht të dy institucionet kanë bashkëpunuar në  kuadër të reformës në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, në kuadër të Konferencës së Rektorëve, si dhe ne kuadër të dy projekteve evropiane Erasmus+.

Të dy institucionet do të zhvillojnë bashkëpunime të cilat konsistojnë në:

– hartimin dhe aplikimin në projekte kombëtare, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare, kryesisht të financuara nga BE, si: Erasmus +, Horizon Europe etj.

– organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, – debate, konferenca, simpoziume, workshop-e, shkolla verore dhe dimërore, në fusha të ndryshme të shkencës, si: juridike, ekonomike, teknologjike dhe sociale, etj;

– lehtësimin e procedurave të transferimit të studentëve ndërmjet universiteteve etj.

Pjesë e takimit ishin edhe Zv.Rektori i UT-së Prof. Asoc.Dr. Bernard Dosti. Drejtore e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në UT, Dr. Erida Elmazi dhe nga Universiteti Polis, Dr. Ledian Bregasi, Dekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit, Dr. Flora Krasniqi, Drejtore Zyra e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.