Vizita e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, në Universitetin e Studimeve të Tuscia-s në Itali – UNIVERSITETI I TIRANËS

Vizita e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, në Universitetin e Studimeve të Tuscia-s në Itali

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni  zhvilloi ditën e hënë datë 10 qershor 2019 një vizitë zyrtare në Universitetin e Studimeve të Tuscia-s në Itali. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua marrëveshje e bashkëpunimit mësimor dhe shkencor midis dy universiteteve.
Kjo vizitë vjen në kuadër të bashkëpunimit të suksesshmëm  të programit Erasmus +, i cili ka mundësuar shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve. Në këtë kuadër, Rektori i UT diskutoi mbi mundësinë e rritjes së bashkëpunimit midis të dy institucioneve, e cila u konkretizua me firmosjen e një marrëveshje dypalëshe. Gjatë diskutimit me drejtues të këtij universiteti u ra dakort për hapjen e programeve të përbashkëta të studimit.
Gjatë kësaj vizite Rektori takoi një grup pedagogësh të Fakultetit të Ekonomisë, të Gjuhëve të Huaja, të Histori Filologjisë të Universitetit të Tiranës, të cilët ndodhen këtë javë në Universitetin e Studimeve të Tuscia-s për mësimdhënie/trajnim, në kuadër të programit Erasmus + KA1. Ky është një tregues i vërtetë i performancës së stafit akademik të UT, të cilët po ashtu si homologët e vet në Europë ndajnë të njëjtat cilësi dhe vlera në mësimdhënie.