Vizitë e delegacionit të Universitetit të Poitiers, Francë në Universitetin e Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Vizitë e delegacionit të Universitetit të Poitiers, Francë në Universitetin e Tiranës

Delegacioni i Universitetit Poitiers, Francë u mirëprit nga rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha në ambientet e Rektoratit të UT-së.  

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin aktual të marrëveshjes në nivel institucional që UT-ja ka me Universitetin e Poitiers, gjithashtu dhe marrëveshjet aktuale të Fakultetit të Drejtësisë, Fakultetit të Ekonomisë dhe Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të cilët kanë me njësitë kryesore të Universitetit Poitiers. 

Gjithashtu u diskutua mbi rezultatet e reja të programit Erasmus + KA1, ku bashkëpunimi midis UT-së dhe Universitetit Poitiers është vlerësuar maksimalisht, duke fituar një numër të lartë mobilitetesh për studentët dhe personelin.