Hapet thirrja për aplikim për studentët e Universitetit të Tiranës për të marrë pjesë në Konferencën e 10të Studentore të UNICA me temë “Transforming Your University in the post COVID-19 age” në datat 18 –21 Korrik 2021! - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikim për studentët e Universitetit të Tiranës për të marrë pjesë në Konferencën e 10të Studentore të UNICA me temë “Transforming Your University in the post COVID-19 age” në datat 18 –21 Korrik 2021!

Hapet thirrja për aplikim për studentët e Universitetit të Tiranës për të marrë pjesë në Konferencën e 10të Studentore të UNICA me temë “Transforming Your University in the post COVID-19 age” në datat 18 –21 Korrik 2021!

Kjo Konferencë organizohet në Universitetin Nova de Lisboa në Portugali.

http://www.unica-network.eu/event/unica-student-conference-2021

Ftohen të aplikojnë:

Studentë e vitit të tretë bachelor;

Studentët e nivelit Master;

Studentët Ph.D.

Akomodimi dhe drekat gjatë Konferencës do të mbulohen nga Universiteti Nova de Lisboa.

Universiteti i Tiranës do të mbulojë kostot e udhëtimit.

Dokumentat për aplikim:

Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuha angleze);

Letër Motivimi (në gjuhën shqipe dhe angleze);

Abstrakt (në gjuhën shqipe dhe angleze, maksimumi 1 faqe A4) mbi: “Transformimin e universiteteve në periudhën post – Covid” duke u fokusuar në 1 deri në 2 prej temave të diskutimit në këtë Konferencë, si më poshtë:

 

 

1. Science in the city

2. Equal, diverse and inclusive universities

3. Europe’s position in world’s politics

4. Social media and European societies

5. More sustainable societies: the role of universities

6. International students: engaging with local communities

7. How can Universities and cities work together to improve students’ life?

8. Formal and informal learning: Innovative pedagogical approaches prompted by the COVID-19 crisis

9. Inter-disciplinary and trans-disciplinary education

10. Jobs in the digital society: the role of universities

 

Afati i aplikimit: 01.03.2021

Dokumentat duhet dorëzuar dorazi dhe të skanuara në formatin pdf në adresën iro@unitir.edu.al të Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese!