Arsimi  dhe bota akademike shqiptare humbën sot një njëri të çmuar. Prof. Dr. Aleks LUARASI, nuk e fitoi dot betejën me Covid 19, duke u ndarë nga jeta. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Arsimi  dhe bota akademike shqiptare humbën sot një njëri të çmuar. Prof. Dr. Aleks LUARASI, nuk e fitoi dot betejën me Covid 19, duke u ndarë nga jeta.

Humbëm një studiues dhe një pedagog të çmuar! 

Arsimi  dhe bota akademike shqiptare humbën sot një njëri të çmuar. Prof. Dr. Aleks LUARASI, nuk e fitoi dot betejën me Covid 19, duke u ndarë nga jeta. 

Prof. Dr. Aleks LUARASI u lind në fshatin Luaras të Kolonjës më 22 mars 1941. Arsimin parauniversitar e kreu në Korçë, studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të UT (1963). Nga viti 1972 – 2002 ka punuar për 30 vjet në Fakultetin e Drejtësisë të UT si pedagog i lëndëve Filozofia e së drejtës dhe Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhe ka qenë përgjegjës departamenti dhe Zv/Dekan i Fakultetit të Drejtësisë. 

 Ai është autor i monografive “Shteti dhe e drejta shqiptare në epokën e Skënderbeut” (1998); “Studime për të drejtën zakonore shqiptare – Marrëdhëniet familjare” (2001); autor i teksteve universitare “Akte juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri (2014), “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri” (2018), si dhe i një vargu artikujsh dhe referatesh. 

Ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i K.M. (1991) dhe anëtar i Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Europës (1992 – 1998). Ai është themelues i Shtëpisë Botuese “Luarasi University Press” (1998) dhe i Universistetit “Luarasi” (2003). 

Në vitin 2018 u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, me motivacionin “Pionier i Arsimit”, për kontributin e tij në formimin dhe konsolidimin e sistemit modern universitar në vendin tonë. 

Rektorati i Universitetit të Tiranës shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe për komunitetin e drejtësisë në vend.