Krjimi i Njësisë Laboratorike të Kriminalistikës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Krjimi i Njësisë Laboratorike të Kriminalistikës

Titulli: “Krjimi i Njësisë Laboratorike të Kriminalistikës”;  

Referencë: Nr. 823/1 Prot., datë 11.07.2023;

Kohëzgjatja: 2 vjet;

Qëllimi kryesor i projektit është të fuqizoje kërkimin shkencor të Fakultetit të Drejtësisë, nëpërmjet laboratorëve të veçantë sipas disiplinave shkencore të veçanta. Krijimi i laboratorit të kriminalistikës ka për qellim të ofrojë njohuri dhe shprehi praktike dhe kërkimore mbi baza shkencore dhe profesionale, duke përdorur mjete dhe teknologji moderne për arritjen e këtij qëllimi. Laboratori ka për qëllim të aftësojë një gjeneratë të re profesionistesh me njohuritë dhe standardet bashkëkohore, duke e kthyer kriminalistikën në disipline shkencore në të gjitha dimensionet e saj studimore dhe kërkimore.

Qëllim tjetër është krijimi i shkëmbimeve njerëzore dhe shkencore me universitete të tjera, duke ofruar të njëjtën nivel ekspertize dhe rezultati shkencor, për të qenë bashkëpunues, rezultativ dhe kompetitiv në çdo aspekt akademik. Me këtë laborator do të përmbushet edhe një nga qëllimet institucionale për të zhvilluar me tej fushën e kërkimit shkencor, si një zë i rëndësishëm në akreditimet institucionale dhe programeve studimore universitare.  

Koordinator: Fakulteti i Drejtësisë

Programi: Infrastruktura e Kërkimit Shkencor (PIKSH) për vitin 2023, AKKSHI