Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve, brenda parashikimeve të Universitetit të Tiranës. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve, brenda parashikimeve të Universitetit të Tiranës.

Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve, brenda parashikimeve të Universitetit të Tiranës.

Ka përfunduar raundi i parë i regjistrimit të studentëve të rinj në Universitetin e Tiranës. Është i njëjti trend në kërkesa për të studiuar në universitetin më të madh në vend, madje ka një rritje modeste të aplikimeve këtë vit.

Ka vazhduar e njëjta tendencë edhe si vitin e kaluar lidhur me preferencat, ku për 5,133 vende, këtë vit akademik ka 58,472 aplikime. Në krye janë degët Informatikë Ekonomike, Informatikë, Financë, Drejtësi, Teknologji Informacioni, Gjuhë Angleze, Gjuhë Gjermane etj.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, në një komunikim me mediat, theksoi disa probleme që hasen në degët e mësuesisë dhe për të cilat kërkohet një strategji e re e qasjes për rritjen e interesit për to.

Prof. Dr. Hoxha thekson se Universiteti i Tiranës vazhdon të mbetet institucioni më i madh dhe më i rëndësishëm i arsimit të lartë në vend. Ai pohoi se po punohet fort për të krijuar një komunikim më intensiv mes këtij institucioni dhe universiteteve të huaja për të krijuar më shumë mundësi shkëmbimi për profesoratin dhe studentët si dhe për të patur programe studimi të përbashkëta dhe veprimtari të kërkimit shkencor me efekte reale në zhvillimin e vendit.