Pilotimi i krijimit të leksioneve të digjitalizuara për inicimin e një “Qendre profesionale për digjitalizimin e mësimdhënies në Universitet - UNIVERSITETI I TIRANËS

Pilotimi i krijimit të leksioneve të digjitalizuara për inicimin e një “Qendre profesionale për digjitalizimin e mësimdhënies në Universitet

Titulli: “Pilotimi i krijimit të leksioneve të digjitalizuara për inicimin e një “Qendre profesionale për digjitalizimin e mësimdhënies në Universitet”;

Referencë: Nr. 1516/9 Prot., datë 22.05.2023;

Kohëzgjatja: 7 muaj;

Qëllimi: me synimin për ta orientuar mësimdhënien dhe të nxënin drejt aplikimit të parimeve bashkëkohore pedagogjike, që vendosin studentin në qendër dhe që i krijojnë atij hapësira për angazhim të vazhdueshëm, ndërveprim, përzgjedhje, shfaqje individualiteti, punë të pavarur etj., projekti ka si qëllim të iniciojë krijimin e leksioneve digjitale në Departamentin e Gjeografisë dhe Departamentin e Gazetarisë dhe të Komunikimit.

Koordinator: Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë;

Programi: Universiteti i Tiranës, Kërkim, Ekselencë, Inovacion (UT-KEI)