Traitement automatique des langues (TAL): Les outils informatiques dans le traitement de la langue: leur manipulation et utilisation en français appliqué – UNIVERSITETI I TIRANËS

Traitement automatique des langues (TAL): Les outils informatiques dans le traitement de la langue: leur manipulation et utilisation en français appliqué

Traitement automatique des langues (TAL): Les outils informatiques dans le traitement de la langue: leur manipulation et utilisation en français appliqué

Financues: Agjencia Universitare e Frankofonise (AUF)

Kohëzgjatja: Qershor 2020-Dhjetor 2020

Institucioni zbatues: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Ky projekt synon të zhvillojë formim/ trajnim pedagogësh lidhur me mënyrat e reja të mësimdhënies

Titulli: “Consortium d’innovation pour construire des communautes participatives dans les universites d’Europe Centrale et Orientale” (Konsorciumi i Inovacionit për Ndërtimin e Bashkësive Pjesëmarrëse në Universitetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore) 

Kohëzgjatja: 2020-2021 

Programi: ACTIF-ACTion; AUF (Agjencia Universitare e Frankofonisë) 

Tema e projektit lidhet me edukimin qytetar me qëllim zhvillimin e veprimtarive që ndikojnë në një formim sa më qytetar dhe aktivizim të të rinjve në nivel rajonal.   Projekti mbështetet në disa boshte: 

  • Formim mbi edukimin qytetar në vendet e konsortiumit, krijimin e poleve pjesëmarrëse në secilin Universitet; 
  • Analiza e situatës me qëllim bashkërendimin e veprimeve të ndërmarra në kontekstin ku ato duhet të zbatohen: 
  • Analiza e kontekstit për secilin universitet; 
  • Krijimi i grupeve të punës nga të rinjtë; 
  • Përcaktimi i temave të debateve; 
  • Organizimi i takimeve, tryezave të rrumbullakëta, krijimi i klubeve të debateve për edukimin qytetar 
  • Analiza e çështjeve që lidhen me sfidat aktuale të edukimit qytetar dhe perspektivat e projektit 

Projekti është pjesë e katër objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm përparësor (edukim cilësor, qytete dhe bashkësi të qëndrueshme, paqja, drejtësia). Ai mund të ketë ndikime pozitive edhe në realizimin e objektivave strategjikë të OKB-së dhe ODD-së në aspekte të tilla si barazia gjinore, reduktimi i pabarazisë, përmirësimi i kulturës në përgjithësi dhe i asaj qytetare në veçanti.  

Partnerë: 

  • Universiteti Politeknik i Tiranës (Shqipëri); 
  • Universiteti i Beogradit (Serbi); 
  • Universiteti i Szeged (Hungari) 
  • Universiteti Shtetëror Akaki Tsereteli Koutaissi (Gjeorgji) 
  • Universiteti i Zagrebit, (Kroaci) 

Universiteti i Ri Bullgar, (Bullgari)